Nesër në Prizren “Sfida shqiptare”
Në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nesër, më 10 qershor, Aleanca Kuqezi organizon panelin “Sfida shqiptare”, në të cilën do të marrin pjesë akademikë, intelektualë, historianë e figura të shquara të kombit nga të gjitha trevat shqiptare.
Sipas paralajmërimit, në këtë panel marrin pjesë Kreshnik Spahiu me “Një komb, një gjuhë, një histori, një të ardhme”, Esat Stavileci me “Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe të drejtat e shqiptarëve”, Kim Mehmeti me “Të mendojmë kuqezi! Mbi partitë politike”, Parim Kosova “Integriteti tokësor dhe mbrojtja e interesave kombëtare”, Lorik Cana “Nuk shitet Shqipëria! Nuk ndërrohet kombësia!”, Mehmet Kraja “Kultura, arti, letërsia shqiptare dhe mbrojtja e vlerave të tyre kombëtare”, Uran Butka “Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri”, Ekrem Kryeziu “Globalizmi dhe shoqëria shqiptare”, Aleksandër Çipa “Mediet dhe sfidat shqiptare”, Sabri Maxhuni “Drejt shtetit kombëtare”, Ibrahim Gashi “Unifikimi i teksteve shkollore”, dhe Hysen Matoshi “Histori dhe kombi”.
Paneli mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren dhe fillon në orën 11 e 45 minuta.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut Per me teper klikoni me siper ^^^ Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.