Greqi, protestë e emigrantëve shqiptarë

Një protestë masive dhe paqësore e emigrantëve shqiptarë përgatitet të zhvillohet në Athinë, protestë që lidhet me papunësinë, e cila ndikon drejtpërdrejt në komunitetin e tyre. Mësohet se organizimi i shqiptarëve është bërë nëpërmjet facebook.

Kryetari i shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Greqi, Tahir Mici, ka shprehur shqetësimin e madh për gjendjen e emigrantëve, të cilët preken nga papunësia dhe problemet ekonomike. Mici vë në dukje se kriza ekonomike në Greqi po detyron kthimin masiv të emigrantëve shqiptarë në Atdheun e tyre, ndërkohë që lindin probleme të tjera që lidhen me pronat, arsimimin e fëmijëve etj, raporton Balkanweb.
Sic dihet, Greqia është duke kaluar ditë të këqia sa i takon ekonomisë së saj dhe një nga treguesit e krizës është papunësia që vazhdon të rritet. Sipas shifrave zyrtare, papunësia në muajin Mars ka shkuar në 16,2%, nga 15,9% që ishte në muajin Shkurt. E shprehur ndryshe, në Mars numëroheshin mbi 800 000 vetë të papunë dhe në këtë shifër përfshihen edhe mijëra emigrantë shqiptarë.

Ndërkohë, sot është njoftuar të zhvillohet një tjetër protestë, por kjo jashtë ambasadës shqiptare në Athinë organizuar nga shoqata e Vorio Epirit. Anëtarë të saj do të demonstrojnë para ambasadës sonë në Athinë, kundër heqjes së kombësisë në certifikatat shqiptare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Një koment

  1. Përse duhet të protestojmë më vete si punëtorë emigrantë për papunësinë?Për problemet ekonomike e punësimi jemi pjesë e njëllojtë e klasës punëtore greke.Përse duhet të veçohemi nga kjo pjesë e shoqërisë greke?Kur vetë opinioni përparimtar grek lufton me forcat ekstremiste të djathta për të ligjëruar punëtorët emigrantë si pjesë e pandarë e klasës punëtore greke ne bëjmë të kundërtën,vetëlargohemi? Ushqejmë racizmin kështu.Të protestojmë për papunësinë,për ligjet antipunëtore të qeverisë greke,por së bashku me klasën punëtore greke në njëjtën kohë me të,dhe si komunitet më vete,por jo veçantë.Identiteti kombëtar me identitetin klasor ndryshojnë,nuk janë të njëjta,në mërgim.Protestë më vete si komunitet shqiptar të ishte bërë sot përballë ''Vorio Epirit''.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button