Flamuri i komunizmit në Bruksel

Seanca e radhës mes Parlamentit Europian dhe delegacionit shqiptar ka shënuar edhe një incident të  pakëndshëm.

Në sallën ku zhvillohej mbledhja flamuri shqiptar, që përfaqëson shtetin shqiptar, ishte ai që përdorte regjimi komunist me një yll mbi shqiponjën.

Parlamenti shqiptar në vitin 1992 vendosi të heqë yllin komunist nga flamuri kombëtar, por pavarësisht se kanë kaluar 19 vjet nga ky vendim Brukseli për këtë nuk është koherent.

Pamjet e denoncuara edhe në emisionin Fiks Fare në Top Channel, janë shpërndarë menjëherë në shumë faqe interneti.

Në takimin e tretë që u zhvillua mes europarlamentarëve dhe delegacionit shqiptar, në kuadër të MSA-së, prapa tavolinës kryesore ku qendruan pranë njëri-tjetrit, Eduart Kukan dhe Fatos Beja, ishte vendosur flamuri me simbolin komunist.

Ajo që përbën cudi është se si ka mundësi të gjendet një kopje e tillë flamurit me yll,që do ta kishte lakmi cdo muzi si një dëshmi e së kaluarës të Shqipërisë. Duket ironik edhe qendrimi i yllit komunist krah flamurit me plot yje të Europës, simbol i BE-së.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
 
Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button