Shqiponja me yll, flamuri i kohës së komunizmit në takimin BE-Shqipëri??!!!

Siç duket edhe nga fotua ,në Bruksel ku zhvillohen mbledhjet e Parlamentit Evropian, flamuri shqiptar mban edhe yllin me pesë cepa.

Ishte një gafë e pafalshme e personelit në Bruksel apo edhe një mungesë e papranueshme e vëmendjes nga përfaqësuesit e përhershëm shqiptarë atje, duke toleruar qëndrimin e flamurit komunist shqiptar. Siç duket edhe nga fotua ,në Bruksel ku zhvillohen mbledhjet e Parlamentit Evropian, flamuri shqiptar mban edhe yllin me pesë cepa.

Flamuri  ndodhej pikërisht në sallën ku po zhvilloheshin bisedimet dhe gjendej përkrah flamurit të Bashkimit Evropian. Edhe pse aq haptazi, askush nuk e ka vënë re këtë flamur dhe as ministrja jonë e Integrimit Majlinda Bregu, apo ambasadorja e Shqipërisë në BE, Mimoza Halimi.

Aleanca Kuqezi reagoi sot menjëherë për këtë “ndodhi”  ,e cila tha se dënon fuqishëm atë që e cilësoi ndryshimi i flamurit shqiptar ne Bruksel.

“Ne shprehim keqardhje qe Shqiperia ende përfaqësohet ne Evrope me reminishencat e te kaluarës”, thotë AK, duke vlerësuar këtu se shteti shqiptar duhet te dërgojë ne Evrope flamurin e vërtetë shqiptar
AK thekson se “simbolet kombetare mbrohen me kushtetutë” dhe sqaron se është Kushtetuta ajo që përcakton formen e flamurit”, ndaj paralajmëron SE “Askush nuk mund te ndryshoje simbolet kombetare, por vetëm diktatura komuniste guxoi ta ndryshonte flamurin dykrenorësh”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

 Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button