Luigj Gurakuqi, si nuk e kemi njohur

Një nga figurat më të mëdha të historisë shqiptare do të lindte në 20 shkurt të vitit 1879. Përkundrejt vlerësimeve të jashtëzakonshme, në pjesën më të madhe të kohës, Luigj Gurakuqin e kanë ndjekur vazhdimisht dhe hijet e dyshimit si njeri pro Italisë, përpos akuzave të tjera. Gjithsesi, vdekja e parakohshme, ia mori me vete të gjitha akuzat e ngritura

“Kam pas nderin-shkruente nji herë-me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim De Rada. Tue u-gjetë përpara t’amblit kangatar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë,., e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipnin, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe…!” Këto janë shkruar nga dora e Luigj Gurakuqit, që ka lindur më 20 shkurt të vitit 1879. Vetëm se këto fjalë të përkora nuk do të shkonin për një kohë të gjatë me përfytyrimin, që ia atribuuan këtij njeriu. Feminist (morali i kohës të dënon për këtë), hajdut, karrierist, intrigant ia kanë veshur figurës së tij, personazhe të ndryshëm, që në histori s’e kanë pasur kurrë emrin e tij. Ka një handikap të madh në mes dhe kjo lidhet me njerëzit e historisë, që në ditët tona ende s’kanë mundur të kuadrojnë si duhet figurën e tij. Vetëm se më 25 mars 1925, kur do të jepte shpirt, nga plumbat e pistoletës së kushëririt të tij, Baltion Stambolla, ishte shumë i varfër. Në evidencat, që i bëhen trupit të tij në morg, është i veshur thjesht dhe me aq para me vete sa të mos hante dot dhe një vakt bukë. Një nga pinjollët e tij, regjisori i ndjerë Luigj Gurakuqi, do të thoshte se madje edhe ndërresat, që i gjetën të nderit në trup ishin t’andrruara. Këto janë pak për të përmbledhur një figurë, me një jetë aq të dendur sa e tija.
Larg tyre, flitet se Gurakuqi ka pasur një epistolar të mrekullueshëm me një grua italiane, që i lutej të shkonte në Itali, e të kalonte jetën në kushte të tjera. S’pranoi. Me sa duket, synimi i tij për të pasur një vend në politikën kaotike shqiptare, ishte më e fortë se çdo lloj grishje tjetër. Dhe, në fakt, kjo e ka një justifikim. Tregojnë se kur vjen në Shkodër më 1908 në Parrucë, i shmprehin kuajt dhe ia bartin karrocën deri në shtëpi t’vet në shenjë nderimi. Atëbotë është 29 vjeçar, por namin e ka shumë më të madh sesa vitet e tij. Shkodra e adhuron. “Në nji moshë faret të re, njizet vjeç, hyni pjestar i Shoqnis Letraro “Bashkimi”, themelue në Shkodër prej Abatit të Mirditës, Emzot Prenk Doçi, burrë i dijtun e luftar i njoftun i liris arbnore”, do të shkruajë Gjon Kamsi. Por ai mbledh një pajë të mirë mendore dhe me këtë përfaqëson Shkodrën dhe Shqiptarët e Italisë në Kongresin Kombëtar të Alfabetit, që u mbajt në Manastir më 10 nëntor të vitit 1908, që shkriu me një alfabet të vetëm e kombëtar, alfabetet e ndryshme e të shumnduershme, me të cilat, deri më atëherë, shkruhej gjuha shqipe.

Ndryshe
Por, një njeri, që s’ishte kurrë i angazhuar si ai me gjuhën shqipe, është i ashpër ndaj Gurakuqit. Bëhet fjalë për Sejfi Vllamasin, një nga figurat shumë të përfolura të politikës së viteve ‘20, është i pamëshirshëm me Luigj Gurakuqin. Janë njohur bashkë në Stamboll dhe më pas në Durrës në kohën e Princ Vidit. Vllamasi përdor shumë elementë intimë për të hedhur baltë me të. “Në një mbledhje publike, që u bë në një shesh të Durrësit për të diskutuar mbi fate të vendit, kur Gurakuqi ishte dukë shfaqur një mendim, papritmas Faik Konica ia kthen: “Kështu ke marrë urdhër nga Konsullata Italiane?”. Gurakuqi iu përgjigj “i poshtër”, kurse Faiku e goditi me shkop”. Një rast tjetër edhe më i dhimbshëm është bash në qendër të Shkodrës, kur Çerçiz Topulli para Lulishtes Popullore, “në kulmin e mizerit për herë të fundit i kërkoi Gurakuqit 6 lirat turke, që ia kishte dhënë në Selanik në kohën e xhonturqve, por Gurakuqi në atë kohë, në gjendje që mund t’ia jepte, refuzoi sërish t’ia jepte”. Të dy këto figura do arrestohen nga ushtria e Malit të Zi më 15 korrik të vitit 1915 nga ushtria e gjeneralit Veshovic. Luigji bashkë me Preng Pashën, Aqif Pashën, Sotir Pecin dhe Eshref Frashërin, kurse Çerçiz Topulli me Muço Qullin. Personazhi ynë do qetësohet më 17 janar 1916, kur në Shkodër vjen fuqia austriake. Austria formon një administratë qendrore me drejtori të financave, të arsimit dhe drejtësisë, ku Luigj Gurakuqi ishte një nga drejtorët. Luigji ngrihet në politikën kaotike të vendit, ndërsa i duhet të përfaqësojë Shqipërinë, që në Konferencë ka pafund grupe. “Pjesa që udhëhiqej nga Turhan Pasha, shpirti i së cilës ishte Luigj Gurakuqi, ndiqte një politikë proteksioniste për proteksionin e Italisë ndërsa Konica dhe Turtulli janë për politikë kombëtare”, shkruan Vllamasi. Është kaq e egër kjo luftë dhe me kaq pakuptim saqë një patriot i njohur, Fuat Dibra, që ka harxhuar shumë para, në një letër që i dërgon Hasan efendi Bekteshit në muajt e parë të vitit 1919, e akuzon rëndë Luigj Gurakuqin si përgjegjës për politikën pro italiane që ndiqej nga qeveria e asaj kohe: “Zoti, këtë njeri të mallkuar e ka krijuar për të zezën e këtij vendi”, e citon Vllamasi…Problemet vazhdojnë me zgjedhjet në Shkodër dhe mbështetjen që i bën kleri katolik Luigj Gurakuqit. Ky i fundit, Fishta dhe Mustafa Kruja vendosin për Partinë Përparimtare, ndërsa më 7 dhjetor të vitit 1921 Gurakuqi është ministër i brendshëm në qeverinë e Prishtinës. Një vit më vonë pretendohet që t’i bëhet atentat, ndërsa Luigj Gurakuqi del kundër Partisë Popullore, që inkurajon Shoqërinë Britanike dhe mbron gati hapur interesin italian.
Për Vllamasin është e saktë se ai ishte një sekretar i mirë dhe një njeri i jashtëzakonshëm në sjellje, por kurrë s’mund të jetë një burrë shteti. Një përfytyrim, që është larg asaj që është ngritur me kohë për këtë figurë të njohur. “Ai i shmangej përgjegjësisë direkte që është cilësia më kryesore e një burri shteti”, shkruan Vllamasi. Akuzohet se është kundër laicitetit në shkollë dhe reformave demokratike, sepse me kushtet që ka Shqipëria programi i Nolit s’mund të gjejë vend për reforma administrative, legjislative dhe ushtarake apo për çlirimin e bujkut dhe reformë agrare.
“Gurakuq kemi shumë bërë gabime”, do i thotë Noli në Brindizi, kur ideali i tyre politik ka marrë fund. Vdekja e Gurakuqit do e bëjë që t’i kushtojë një nga pjesët më të bukura atij, që ka shkruar ndonjëherë. “Dy raste kishte që të tregonte burrninë në Konferencën e Paqes kur ishte shpirti i politikës proteksioniste dhe e dyta kur ishte më Nolin. Por ishte i zgjuar dhe me kulturë dhe me cilësirat e thjeshta të një profesori dhe sekretari të mirë”.
Por Gurakuqi është tjetër gjë. Ta lemë të flasë me gojën e tij: “Duke bamun ligje moderne -thotë Gurakuqi, – do të bajmë të mundun zhvillimin arsimuer e përmirësimin ekonomik, dy gjana për të cilat ka ma tepër nevojë populli i ynë”. Kur i thoshte këto fjale, figura e njohur e historisë sonë, Shqipëria kishte shumë pak njerëz të njohur dhe anarkia ishte pjesë përbërëse e jetës shqiptare. Por, për Gurakuqin, kjo nuk kishte rëndësi të madhe. Tek ai ishte projektuar një e ardhme, sipas vizionit të tij.

Gjyqi e nxori të pafajshëm atentatorin e tij më Tarn. “Sa vlerë ka miqësia dhe drejtësia para interesit politik. Ai u vra si italofil ose viktimë e italofilizmit nga frika se me influencën te qeveria italiane do e prishte lidhjen e Zogut me Italinë”, shkruan cinik Vllamasi, por pa e fshehur deri në fund urrejtjen ndaj këtij njeriu, që i duhej aq shumë Shqipërisë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button