Me 22 qershor, protestë paqësore e VETËVENDOSJE!-s kundër hajnisë së pushtetit

Lëvizja VETËVENDOSJE! njoftoi që me 22 qershor do të organizojë protestë paqësore në Prishtinë. Aktivistët e kësaj Lëvizjeje sot në një konferencë për shtyp shpjeguan arsyet e kësaj proteste. Në vijim janë dhënë fjala e Albin Kurtit dhe e Shpend Ahmetit:

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Albin Kurti: “Pas vjedhjes së votave në Kosovë po vjedhet buxheti, pasuria dhe territori i Kosovës. Buxheti po vjedhet me korrupsion në tendera, pasuria po vjedhet me privatizimin e egër kurse territori po vjedhet në negociata me Serbinë. Kjo qeveri e cila pasuritë dhe tokën e Kosovës i konsideron si barrë nga e cila duhet të lirohet paraqet barrë për popullin dhe shtetin tonë.

Çmimet dhe papunësia po rriten për qytetarët kurse luksi dhe postet po shtohen për qeveritarët. Buxheti i Kosovës trajtohet si një plaçkë që Qeveria e ka merituar ndërsa qytetarët si shërbëtorë që qeveria iu gjen vend pune nëse janë të dëgjueshëm. Në Kosovë po blehet posti publik, por janë qytetarët ata që duhet ta dëshmojnë se nuk mund të blehet heshtja e tyre. Prandaj, të mërkurën e ardhshme, me 22 qershor, në Prishtinë, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon protestë paqësore kundër hajnisë së qeveritarëve ndaj pronës dhe ardhmërisë së qytetarëve.

Me aktakuzat e reja ndaj zyrtarëve të lartë publikë e shtetërorë po i ngushtohet rrethi kryeministrit Thaçi. Në një intervistë të fundit ai ka paralajmëruar se nuk do të jetë kryeministër herën e ardhshme. Duke qenë i izoluar dhe i shantazhuar atij po i  ngutet që t’ia jap korporatës Bechtel-Enka edhe autostradën Prishtinë-Shkup, ta shesë PTK-në, ta shesë KEK-un, ta likuidojë Trepçën për ta shitur edhe atë, dhe t’ua japë autonominë speciale veriut të Kosovës dhe enklavave me shumicë serbe. Vetëm duke dhënë pasuri dhe territor të Kosovës ky kryeministër mund të marrë ditë të reja në pushtet.

Ne duam që punëtorët e të papunët, mjekët e arsmitarët, studentët e profesorët, bujqit e zejtarët, të rinjtë e pensionistët, gratë e burrat e vendit tonë ta thonë fjalën e tyre në këtë protestë paqësore. Ne duam t’i bashkojmë ata në këtë protestë paqësore dhe për këtë qëllim, në ditët në vijim, do të bashkëpunojmë edhe me organizatat e shoqatat e ndryshme që përfaqësojnë kategoritë e ndryshme shoqërore dhe grupet e ndryshme të interesit.”

Shpend Ahmeti: “Kjo është qeverisja e cila paguan trefishin e çmimeve të njësive në kontrata të fshehta. Ajo i ka veturat më luksoze të qeverive në regjion, i shpenzon mbi 18 milionë euro në derivate të naftës, i shpenzon mbi 8 milionë euro në telefona e impulsa, dhe i shpenzon mbi 8 milionë të tjera në udhëtime jashtë vendit. Të gjitha këto janë para tona, para të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Këta janë politikanë që brenda natës janë pasuruar e qytetari veçse po varfërohet. Kjo qeverisje me politikat e saj ka rritur çmimet, ndërsa qytetarët i ka futur në kredi të pafundme. Kjo qeverisje iu merr bashkatdhetarëve tonë nga 50 euro në kufi në emër të sigurimeve, e që është shuma më e madhe në regjion. Më shumë se 50 përqind të kësaj janë profit i pastër.

Kjo qeverisje akuzohet nga prokurorët për keqmenaxhim të ndërmarrjeve publike, ku strategjia është e qartë: ule vlerën përmes hajnive e mandej shite sa më lirë në marrëveshje me blerësin. E gjithë kjo hajni bëhet që të mblidhen sa më shumë para të qytetarëve, që në fund të organizohet një sistem autokratik, cenzurues dhe antidemokratik për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë për të mirën e tyre e kundër interesit të qytetarëve.

Le t’i tregojmë kësaj qeverisje se kjo hajni nuk tolerohet, që kjo shpërfillje e interesit të qytetarëve duhet të ndalet, që këto antivlera nuk janë dhe nuk do të jenë gjërat që e karakterizojnë Kosovën si shtet.”

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  

Per me teper klikoni me siper ^^^  

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

loading...
Back to top button