Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
E vërteta për masakrën e Tivarit?! | My CMS

E vërteta për masakrën e Tivarit?!

Do të duhen që të hapen gjerësisht arkivat serbe dhe ato malazeze, por edhe të impenjohen mirë historianë, ekspertë të ndryshëm dhe juristë shqiptarë e sllavë për të gjetur të vërtetën e zhdukjes së tmerrshme të qindra e mijëra shqiptarëve në vitin 1945… Por, në këtë stad konflikti politiko-shoqëror që është Shqipëria… duket se përgjegjësit sllavë mund të flenë të qetë edhe për ca kohë

Kur pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha do t’i drejtohej ish-presidentit të vendit, Ramiz Alia me akuzën për dijeninë në masakrën e Tivarit, pakkush do e merrte seriozisht. Jo sepse ka shqiptarë që të mos i dhimbet kjo ngjarje, por kjo do të shkojë sërish në harresë. Kishte kohë që publiku e kish ‘harruar’ këtë ngjarje monstruoze dhe në pamje të tij ishte e ardhmja. Ajo, që nga politikanët shqiptarë të dy krahëve, është gati në kalendarët e tyre politike: E ardhmja e njerëzve të tyre. Gjithsesi, ia vlen për ta përcjellë publikun n’atë kohë. Sepse, kurrë s’duhet të harrohet e shkuara…

Varreza masive e Masakrës së Tivarit është zbuluar shumë e shumë vite pas tmerrit të prillit të vitit 1945. Protagonisti ka qenë Prof. Dr. Zekeria Cana më shtatorin e vitit 1996. Kuptohet ndërsa po afrohej lufta e Kosovës dhe Ish-Jugosllavia, sapo kish dalë nga tre luftëra shkatërruese, shpejt ngjarja do të ‘harrohej’. Për hir të së vërtetës, edhe pse Shqipëria e ka ngritur zërin për të qysh më herët, duhet thënë se ai ka qenë i dobët dhe ky genocid i pashoq më vonë është zbehur nga të tjera ngjarje makabre. Gjithsesi ajo ka qenë e pashembullt. Masakra e Tivarit është një masakër që ju bë të rekrutuarve kosovarë në fundin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar të Malit të Zi, në rrugën për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër gjykohet prej burimeve 1700-4300 njerëz. Ekzekutuesit ishin një pjesë e partizanëve serbë të divizionit të 46, kryesisht nga qytetarë të Vranjës, Pirotit, por edhe banorë të Tivarit ashtu si edhe malazezë të tjerë, të cilët kishin qenë të larguar nga Kosova pas luftës së prillit.

Historia, pas

Në verën e vitit 1944, në ishullin e Visit, u bë një nga mbledhjet shumë të rëndësishme për historinë e të ardhmes së Jugosllavisë. Përballë delegacionit të Komitetit Antifashist Nacional-Çlirimtar Jugosllav ishte qeveria në emigracion e Subashiçit. Kjo e fundit, në emër të mbretit të dytë, Petar II Karagjorgjeviç arriti që të rimarrë autoritetin mbi komandën e Trupave Mbretërore dhe pranoi që J. B. Tito, do të ishte udhëheqësi i vetëm i ushtrisë jugosllave. Pak javë më vonë, në gusht të vitit 1944 në Serbi u krijuan disa divizione të reja, ku në një pjesë të madhe të tyre ishin edhe pjesëtarë dhe madje deri formacione të çetnikëve nën uniformën e UNÇL, që kërkonin të rehabilitoheshin. E asaj kohe është urdhri i Shtabit kryesor të UNÇ të Serbisë, nga të cilat disa nga këto divizione i përcolli në Kosovë. Ishte një efektiv prej 40.000 vetash sipas V. Dedijer. Ndërkohë, në gjithë qytetet kosovare ka represion dhe kosovarët gati nuk përfaqësohen fare në organet e pasluftës. Një ngjarje e rëndë ndodh në atë kohë, kur repartet jugosllave duke shfrytëzuar ikjen e nazistëve dhe largimin e trupave shqiptare dhe kosovarëve në ndjekje të nazistëve, provokuan në Drenicë një ngjarje të pashembullt që përfundoi me një masakër. 250 të vrarë dhe bashkë me ta dhe partizanët kosovarë që kishin ardhur të shihnin të afërmit u vranë. Për dy muaj me radhë u bënë shumë luftime…

Viti 1945

Shkurti i vitit 1945 pati ndryshime në hartën e forcave dhe saktësisht më 8 shkurt nën pretekstin e luftës kundër reaksionit shqiptar dhe të shpartallimit “të forcave kundërrevolucionare”, në Kosovë u vendos me urdhër të udhëheqjes së PKJ-së, pushteti ushtarak. Kjo kohë korrespondon me momentin e dhimbshëm historik që Kosova si njësi autonome do t’i aneksohej dhe administrativisht Serbisë…
Sipas Savo Dërleviçit, që drejtonte pushtetin ushtarak, Tito i kishte thënë se në këto vise J. B. Tito i kishte theksuar se në Kosovë ”forcat kundërrevolucionare” arrinin në 30 mijë veta dhe duhej kujdes. Kundër tyre janë plot 7 divizione me rreth 20 brigada nga gjithë hapësira sllave. Puna e parë dhe vëmendja kryesore u përqendrua në largimin nga këto vise të kontingjenteve të të rinjve kosovarë, të cilët u përcollën në veri të Jugosllavisë, për të evituar rrezikun e reaksionit të tyre. Ato më parë u futën në përbërje të brigadave kosovare dhe më pas për plotësimin e njësive jugosllave ose në radhët e të ashtuquajturave “Brigadave të punës”. Rruga që përshkruan të rinjtë kosovarë ishte tejet e vështirë dhe këto vështirësi u shkaktuan edhe nga vetë rrethanat e rënda dhe të fundit të luftës nga mungesa e ushqimit dhe kushteve elementare higjienike si edhe nga veprimtaria e elementëve provakativë e shovinistë në radhët e formacioneve e të shtabeve jugosllave. Për hir të së vërtetës, kolonat e të mobilizuarve nga Kosova, të çarmatosur e të shoqëruar nga njësitë e divizionit të 46-të Jugosllav, që ishin të detyruar të përshkonin në këmbë rrugën nga Prizreni në Tivar, ngjanin nga trajtimi më shumë me kolonat e robërve të luftës sesa me ato të vullnetarëve që shkonin të luftonin kundër fashizmit. Disa qindra pjesëtarë të njërës prej kolonave, që marshonin nga Prizreni në Tivar u masakruan gjatë rrugës, ndërsa 1200 të tjerë, që kishin mbetur nga ky udhëtim tragjik, u pushkatuan në Tivar. Prej këtij toponimi, mori edhe emrin e gjithë masakra e ndodhur. Serbët e tregojnë ndryshe tek “Osnivacki Kongress KPS”: ngjarja u provokua nga një shqiptar i çarmatosur, i cili vrau shoqëruesin. Vendimi i drejtuesve të kolonës për të ekzekutuar 40 shqiptarë në shenjë reprezalje për luftëtarin e vrarë serb u shfrytëzua nga elementë armiq midis shqiptarëve për të provokuar një revoltë. U vranë plot 300 veta. Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve kishte qenë caktuar Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficerë shqiptarë. Në Prizren të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosen me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe.

Udhëtimi

Grupi i parë prej 3,700 vetash u nis më 24 Mars 1945. Grupi i dytë me 4,700 vetë u nis me 26 mars dhe marshoi për katër ditë në vijën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër-Tivar. Ushtarët gjatë rrugës u rrahën apo në disa raste edhe u vranë kur dilnin nga kolona për ta shuar etjen. Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Masa e zënë në grackë mes maleve të larta dhe detit u shtri për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, në dritare dhe në tarraca të shtëpive, e në shkëmbinj e kodra përreth. Më pas turma urdhërohet të ngitet dhe drejtohet drejt ndërtesë “Monopoli i duhanit” ku filluan të shtënat. Një raportim drejtuar Misionarit anglez Hadson më 1946 në atë kohë e caktonte numrin e të vrarëve në 1670. Grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën. (Literaturë e përdorur vendase)

Burimet e partizanëve shqiptarë

Një radiogram i 3 prillit 1945 bërë nga Komanda e Qarkut të Shkodrës drejt Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH thekson se në mesnatën e datës 1 prill 1945 gjatë kalimit të kolonës se të mobilizuarve nga Kosova në skelën e lumit Buna, për arsye të paditura e ndoshta aksidentale u mbytën një ushtar jugosllav dhe një prej të mobilizuarve. Ushtarët jugosllavë hapën zjarr dhe shoqëruesit e batalionit të 2-të të brigadës së 27-të të Divizionit të 46-të, që komandoheshin nga Qiro Stikovic vranë e plagosën: 17 vetë. Nga të dhënat që do të mbledhin shqiptarët janë vrarë 40.000 kosovarë…Kurse një burim tjetër i të rekrutuarve, që kishin bërë si të vdekur në këtë masakër, pohojnë se: “Përpara një jave më se 700 kosovarë kishin kaluar në Mal të Zi, të ndarë në tre grupe marshimi. Grupi i dytë me mbi 3000 vetë sapo arriti në breg të detit pranë Tivarit u rrethua nga Jugosllavët. Prej tij u larguan elementët sllavë, ndërsa mbi shqiptarët u hap zjarr. Informatat u morën nga ata që kishin bërë si të vdekur….”. Sërish në Osnivacki kongres KPS , sipas dëshmitarëve të ngjarjes bën të ditur se “brigada e punës” me 4000 shqiptarë nga Shkupi, Gostivari, Tetova, Kumanova nën mbikëqyrjen e reparteve të OZNA, kryente punët më të rënda. Në Goricë prej saj u ndanë më shumë se gjysma dhe u futën në kazerma të veçanta. Mëngjesin e ditës tjetër, shumica e tyre u gjetën të vdekur. Në dhomat e gazit u masakruan mbi 2000 vetë…
Epilogu është i rëndë. Gjendja e vështirë, që u krijua në Kosovë, si rezultat i veprimtarisë së reparteve ushtarake bëri që popullsia të kërkonte kthimin e reparteve të UNÇSH që të normalizohej situata. Për shkak të presionit të madh dhe shkarjes krejt të situatës u bind dhe udhëheqja e PKJ dhe në gjysmën e dytë të shkurtit erdhën nga Bosnja forcat e Divizionit të 5 dhe të 6-të UNÇ shqiptare. Por ndryshe çfarë thoshin serbët, shqiptarët e Shqipërisë nuk i pritën kundërrevolucionarët por vëllezërit…
Gjithsesi, Masakra mbeti pa përgjegjës direkt. Koha e fashiti, ndërsa kthimet e pjesshme
të politikanëve të këtij apo andej kufirit, thjesht e gricin këtë plagë të dhimbshme të shqiptarëve. Por për këtë s’ka përgjigje as nga historianët dhe as nga ekspertët që lënë në ballë përherë e më shumë politikanët, që lëshojnë vetëm tullumbace. Ani, viktimat s’ikin ato presin. Qoftë sot, nesër ose kurdo.

Mbështetur në shkrimin “Tetë muaj nga Historia e popullsisë shqiptare në Jugosllavi…Nëntor 1944 -Korrik 1945” të Lefter Nasi dhe Wikipedia në zërin për masakrën e Tivarit
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button