UNDP: Problemet e shqiptarëve dhe të serbëve të ngjashme
Shqiptarët dhe serbët ndjehen njësoj keq dhe të pasigurt në Mitrovicë e shkaktarët kryesorë janë kriminaliteti, papunësia dhes tuta e keqe ekonomike, tregon hulumtimi i Kombeve të Bashkuara bërë vjet në korrik e nëntor në pjesën jugore e veriore të Mitrovicës. Hulumtimi është publikuar dje.
Serbët e anketuar në Mitrovicën veriore problemin kryesor e kanë potencuar kriminalitetin (77 për qind), ndërsa për shqiptarët në pjesën jugor problemi kryesor është papunësia (72,2 për qind).
Arsye për emigrim te shqiptarët është kriminalitetit (50,4%), bashkimi familjar (17,8%) dhe arsimimi më cilësor(14%), ndërsa për serbët arsye janë kriminalitetit dhe siguria e keqe (25%), bashkimi familjar (21,7%) dhe situata politike (10%).
Për jetesë në të njëjtin qytet janë 53,7 për qind e serbëve dhe 63,6 e shqiptarëve. Për në të njëjtën firmë janë 33,7 për qind e serbëve dhe 62,4 për qind e shqiptarëve. Megjithatë ata kundërshtojnë martesat ndërmjet përkatësive të ndryshme kombëtare. Vetëm 8 për qind e serbëve dhe 4,2 për qind e shqiptarëve do të martoheshin me pjesëtarë të nacionaliteti shqiptar, përkatësisht serb
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”