At Nikolla Marku:Të dënohen Janullatos, Dule e Bollano (VIDEO)

Famulltari i Kishës Ortodokse Autoqfale Kombëtare Shqiptare,At Nikolla Marku, gjatë një konference për shtyp  ka kërkuar dënimin ndaj veprimeve të Nikola Geixhit, Anasatas Janullatos, Vasil Bollanos, dhe Vangjel Dules. Sipas tij këta persona janë elementë të rrezikshëm ndaj sovranitetit kombëtar shqiptar. 

Sipas tij ata kanë kryer akte të cilat dëmtojnë sovranitetin shqiptar. At Nikolla Marku thote se Janullatos ka bërë fjalime në organizma ndërkombëtare, për gjoja mungesë të drejtash të ndryshme në Shqipëri, ka kryer veprime politike brenda kishës, organizata Omonia dhe fushata e Vangjel Dules kanë stimuluar regjistrimin fallsifikues të popullsisë e të tjerë. Edhe një herë Marku u kërkon organeve të akuzës dhe drejtësisë që këta persona t’i vërë përpara gjygjit, duke u dhënë dënimin e merituar.

Ndërkaq Marku shprehet i indinjuar ndaj indiferentizmit që ka treguar Akademia e Shkencave, duke e cilësuar heshtjen e saj si tradhti ndaj kombit. Por njëkohësisht ai falenderon dhe vlerëson qëndrimin e Kreshnik Spahiut, Sabri Godos, Shpëtim Idrizit e të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar hapur veprimet që janë në dëm të sovranitetit shqiptar.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button