VV: Thaçi na ndali, për t’ia hapur rrugën Serbisë

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Serbia është shtet armik dhe kriminal. Dhe këtë jo vetëm karshi Kosovës, por karshi të gjithë fqinjëve të saj. Politika hegjemoniste e Serbisë nuk përfundon me ndryshimin e politikanëve në pushtet. Ajo vetëm ripërtërihet. Dhe me Boris Tadicin, kjo hegjemoni dhe politikë kundërshqiptare ka pësuar një ripërtëritje të fuqishme, thotë Lëvizja Vetëvendosje.

“Prandaj duhet ndalur Tadici. Ai nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë. Ardhja e tij në Kosovë është politikë. Edhe nëse nuk flet fare, ai ecë në politikë. Tadici vjen në Kosovë dhe viziton manastiret ortodokse, jo për shkak të ndonjë sensi të theksuar religjioz, por për ta paraqitur, edhe përmes imazhit, planin e tij politik për Kosovën. Pra, vjen në Deçan e Pejë jo për t’iu falur Zotit, por për t’iu treguar njerëzve se ai i konsideron këto të Serbisë”, thuhet në kumtesën e lëvizjes.

“Qeveria e Kosovës nxori policinë në rrugë për të na ndalur ne dhe për t’ia hapur rrugën Tadicit. Ne e ndalëm Tadicin për ta ndalur Serbinë. Hashim Thaçi na ndali ne për ta lejuar Tadicin e Serbinë”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...
Back to top button