Të korrigjohet padrejtësia qindravjeçare, ndaj shqiptarëve!

Diplomatë-politikanë gjithandej botës demokratike, ju që keni shpirt demokrati, zgjidheni problemin shqiptar, sepse ai është “gjynah i të parëve tuaj”. Ne themi se vetëm një “LONDRA 2”, mund të zgjidhë problemin e shqiptarëve, dhe vetëm kështu

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Evropa na del hakut! 
Në saje të veprimtarisë politiko-diplomatike të strukturave të Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar, dhe në saje të punës të veprimtarëve tjerë në terren, FBKSH-ja ka arritur që idenë e Ribashkimit Kombëtar Shqiptar ta nxjerrë prej “bunkerit” dhe ta ofrojë në tryeza të politikanëve dhe jo vetëm të politikanëve. Për këtë na e quajmë avancim i vetëdijes kombëtare shqiptare. Shqipëria Londineze përkundër trysnive të armiqve shekullor, përkundër “mbeturinave” të ndryshme antishqiptare, përkundër njerëzve të ditur e të paditur me apo pa dashje që i kontribuojnë qarqeve antikombëtare, përkundër krizave të ndryshme rajonale, evropiane madje edhe botërore, ajo është duke ecur ballë lartë drejt integrimeve evropiane e më gjerë.

Kjo është për t’u lakmuar, por kjo anë e ka edhe pjesën ku FBKSH-ja nuk kënaqet sa duhet, e kjo është: potenciali politiko-diplomatik dhe jo vetëm ai nuk është sa duhet duke punuar në drejtim të të mirës kombëtare, respektivisht për çështjen e përgjithshme shqiptare fare pak po punohet në mënyrë institucionale, për të mos thënë hiç nuk po punohet në këtë drejtim. Edhe pse kjo gjë është në kundërshtim të Kushtetutës së vendit. për hir të vërtetës ne si Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar jemi mirënjohës që veprimtarit që qojnë drejt Ribashkimit Kombëtar Shqiptar nuk po pengohen nga institucionet e vendit, gjë që është për tu përshëndetur. Edhe në Kosovën Historike, veprimtaria e Frontit Bashkimit Kombëtar është në rritje e sipër. Ajo është prezentë në gjithë territorin e saj, natyrisht ku më pak e ku më shumë. Për hir të vërtetës kohëve të fundit, më mirë me thënë menjëherë pas Kuvendit të Himarës, në prill të 2010, kemi pasur pakënaqësi të konsiderueshme në mesin e anëtarësisë për shkak se AKSH-së (me të drejt ju morën disa kompetenca, e ato janë: Mos veprimi i saj në gjithë Shqipërinë Londineze si edhe në gjithë territorin e Kosovës Historike, për faktin që këto vende tashmë i mbron e drejta e Sovranitetit dhe e paprekshmërisë së kufijve të tyre. Pakënaqësitë kanë qenë kryekëput pse vendimi e ka përfshirë edhe pjesën e Himarës në Shqipëri si edhe pjesën veriore të Kosovës. Por falë pjekurisë së njerëzve kompetent të FBKSH-së kjo çështje është zgjidhur si është më së miri. Përgjegjësit e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar në krye me profesorin e nderuar Arbër Kastriotin bashkë me bashkëpunëtor janë duke u angazhuar që e gjithë veprimtaria e tyre të shkojë në harmoni me Kushtetutat e vendit, natyrisht ka shumë çka nuk na duken se janë të mira për çështjen kombëtare, por ne jemi shumë të sigurt se me punë sistematike dhe sensibilizuese, populli do të vetëdijesohet aq shumë saqë një ditë jo të largët do të kërkojnë që të ndryshohen nenet përkatëse nëpër Kushtetutat e vendeve tona në mënyrë që kërkesat e popullit të artikulohen nëpërmjet të ndonjë Referendumi që do të na qonte drejt Ribashkimit Kombëtar Shqiptar. Kjo kërkesë dhe angazhimi në këtë drejtim është e drejt e pamohueshme dhe e bazuar në postulatet e demokracisë botërore. Nëse është kështu atëherë pse të pengohet bie fjala kjo rrugë e veprimtarëve dhe simpatizantëve të saj?

Është mirë ta përmendi me këtë rast edhe një herë Kuvendin e Himarës: Në atë Kuvend patën marrë pjesë rreth 300 delegat nga të gjitha trojet Kombëtare Shqiptare, aty qe vendosur që të punohet më me ngulm në sensibilizimin e idesë së Ribashkimit Kombëtar Shqiptar. pas Himarës veprimtarët e FBKSH-së, iu veshën punës. Në vizitën që iu bë memorialit të Isa Boletinit, në Boletin, veprimtarët u ribetuan se idealet e heronjve të tipit të Isa Boletinit do t’i qojmë në vend. Zaten një betim të tillë e kishin dhënë edhe dëshmorët e kombit në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Unë edhe një herë e falënderojë policinë e Kosovës për angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e asaj vizite në Boletin të Isa Boletinit. Po kështu me 28 nëntor të vitit 2010 në mënyrë të organizuar dhe me përfaqësues të gjitha trojeve shqiptare në Tiranë, u organizua një protestë paqedashëse në shenjë të festës gjithëkombëtare, me atë rast qenë lexuar edhe disa mesazhe drejtuar institucioneve të vendit. Pra thënë shkurt, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, qoftë ai në Shqipërinë Londineze, qoftë ai në Kosovën Historike apo i zonave tjera kombëtare është duke punuar me shumë vullnet drejt realizimit të idesë për Ribashkim Kombëtar. Sot ky realitet është afër sysh të çdo shqiptari. Kemi Lëvizje e lëvizje, unione e aleanca, shoqata të ndryshme që merren me këtë çështje, kjo neve na jep të besojmë se kjo ide tashmë nuk është tabu temë, zaten pse nuk është tabu temë flasin diplomat të jashtëm e të brendshëm se Ribashkimi Kombëtar Shqiptar nuk është tabu temë. E jona tashti është të angazhohemi që nëpërmjet të ekspertëve të fushave të ndryshme të arsyetojmë efektet pozitive me Ribashkimin e Shqipërisë me pjesët e saja të shkëputura padrejtësisht qysh në vitin e 1913, këtë Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar si edhe shumë e shumë subjekte politike, partish, lëvizjesh, unione e aleanca tashmë në programet e tyre kanë zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme që të arrihen objektivat e përcaktuara, dhe jo vetëm objektivat por mbi të gjitha gjaku i dëshmorëve që nga Rilindasit e deri më ditët e sotme na obligojnë që amanetin e tyre ta qojmë në vend duke u mbështetur në të drejtën për vetëvendosje dhe referendum në mënyrë që e nesërmja të na gjejë në një SHQIPËRI TË VETME DHE TË RIBASHKUAR ME TROJET E VETA.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...
Back to top button