Masa masakruese për emigrantët merr qeveria greke,pritet valë e madhe riatdhesimi

– Nuk do të paguani taksë vjetore me të ardhura deri në 8.000 €.

-10% taksë për të ardhurat nga 8.000 deri në 12.000 €

– Tvsh-ja për  pronën bie për shumat  200.000 deri në 400.000

– Rritje e akcizës të naftës për ngrohje  për familjet me 6 cent për litër.

– 300 euro në vit për biznesmenet e lirë e për tregtarët.

– Dy vëzhgues të trojkës në organiken për vleresimin e pronës publike.

-Në konferencën për shtyp që dha Ministri i Financave Evangelos Venizelos,  publikon  masat përfundimtare që do të  përfshihen në Planin Afatmesëm.

Mesa duket Greqia është në një udhëkryq dhe i vetmi pol i busullës që e orjenton,është “zhveshja” e shtresave të mesme dhe atyre të varfëra.

Nga masat e reja,pritet të shtohet numri i emigrantëve që riatdhesohen,ndërsa një pejsë e madhe e tyre pritet të lenë pa paguar mjaft kredi që kanë marrë në Greqi.

Në raste të tjera,shumë emigrantë pritet të braktisin edhe shtëpitë që kanë blerë dhe që kanë paguar shumë vite kredi,ndërsa kriza ekonomike i bllokoi dhe tani uk munden të paguajnë kreditë

Z. Venizelos në fillim të fjalës së tij tha se ditët e ardhshme do te jenë shumë te vështira.Objektivi kryesor është të rivendoset  besueshmëria e Greqisë dhe të rikrijohen kushtet për çështjet që kanë rendësi,siç është problemi financiar.

Z. Venizelos tha se menjëherë pas Planit Afatmesem dhe pas vendosjes se këtyre masave do të bëjë një përpjekje me sistemin e ri tatimor të rikthejë drejtësinë, duke paguar më shumë të kamurit dhe për të lehtësuar ato grupe shoqërore që paguajnë më tepër e që mbajne në shpatullat e tyre barrën e masave.

Masat e reja masakruese për popullin janë:

– Shuma  e të ardhurave vjetore që nuk paguanin taksë qytetarët shkon  8.000 € nga 12,000 që ishte.

– 8.000 deri në12.000 € do të vendoset tatimi 10%, ku përjashtohen të rinjtë deri në 30 vjeç,personat me aftësi të kufizuara dhe pensionistët mbi 65 vjeç.

– Z. Venizelos në fillim të fjalës së tij tha se ditët e ardhshme do të jenë shumë të vështira dhe objektivi kryesor është për të rivendosur besueshmërinë në Greqi dhe për të krijuar kushtet për çështjet e interesit, përkatësisht problemi financiar.

-Vendoset nje taksë speciale solidariteti 5% për deputetet, për drejtuesit e Pushtetit Lokal, për departamentet e Sekretariatit të Përgjithshëm dhe drejtuesit e kompanive publike.

Taksat e veçanta vjetore  për të gjitha shkallët si më poshtë vijon:

Të ardhurat vjetore 0-12,000 euro: € 0

Te ardhurat 12.000-20.000 euro : 1%

Te ardhurat 20.000-50.000 euro: 2%

Te ardhurat 50.000-100.000 euro: 3%

Te ardhurat mbi 100.000 euro : 4%

Në mënyrë të veçantë për naftën që përdoret për ngrohje ,bëri të ditur se këtë vit do të ketë rritje të taksave të naftës dhe një barazim i naftës me lëvizjen e bizneseve.Pagesa shtesë do të jetë për çdo familje 6 cent për litër.

 Për të pasurite të patundshme tha se do të bjerë tvsh-ja personale për vlera 200.000 euro, nga 400.000 qe është aktualisht tani si dhe nuk do të vendosë taksë të re nepërmjet llogarive të KPP.

Për biznesmenet e lirë dhe tregtarët do të vihet një tarifë e veçantë që prej pesë vjetëve të praktikimit të profesionit mesatarisht 300 euro në vit. Z.Venizelos tha se masat nuk zbatohen për punëtorët me bllok faturash.

Z. Venizelos përsëriti se  deri më 30 qershor duhet të jetë bërë votimi i Planit Afatmesëm. Theksoi se stabilizimi i Planit Afatmesëm është  një parakusht ëer konfirmimin e shumës prej rreth 5.5 miliardë euro nga 28 që parashikon totali sipas programit.

Të hënën  në Kuvend do të paraqitet ligji i zbatimit dhe proçesi do të ketë përfunduar deri të enjten në mesditë, tha z. Venizelos.

Gjithashtu nënvizoi se i bëri një përshtypje tepër pozitive KVP e PASOK-ut ku deputetet pritën me përgjegjësi dhe një atmosferë pozitive të gjitha hapat që duhen bërë për të gjetur vendi rrugëdaljen e tij.Kjo tregon se janë frenuar kundërshtimet(verejtjet) e kohëve të fundit.

Programi i ri të shpallur nga Z. Venizelos, është se pari privatizimi që arrin 50.000.000.000 €, së dyti, pjesmarrja e privateve përmes procesit të Vjenës dhe së treti një kredi të re nga FMN dhe euro-zona, por nuk specifikohet shuma e re kredisë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button