Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Flamuri shqiptar do të valojë në Beograd (VIDEO) | My CMS

Flamuri shqiptar do të valojë në Beograd (VIDEO)

Rreth 100 flamuj shqiptarë do të valojnë në stadiumin “JNA” (APJ) në Beograd gjatë ndeshjes së parë të javës së dytë eliminatore ligës së kampionëve mes Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës. Kështu ka paralajmëruar kreu i grupit të tifozëve.

“Natyrisht se flamuri shqiptarë do të valëvitet në Beograd. Ne do të shkojmë për ta mbështetur skuadrën tonë të zemrës, por edhe për ta ngritur flamurin tonë kombëtar. Prej 50 deri 100 flamuj do të valojnë në stadiumin e Partizanit, dhe kjo besoj se do të jetë një motiv shtesë për të gjithë lojtarët tanë”, tha Meta.
Ky i fundit ka shtuar se “Ballistët” në Beograd do ta kenë përkrahjen e të gjithë tifo grupeve shqiptare, kudo qofshin ata, Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni.

“Jemi duke u mobilizuar ashtu siç është më së miri. Mbështetjen e kemi nga të gjitha grupet e tifozëve, duke u nisur nga: Shvercerat, Ilirët, Patriotët, Sokolat, Plisat, Intelektualët, Torcida, Fikshat, tifozët kuqezi e të tjerë. Me një fjalë 7 milionë shqiptarë do të jenë në përkrahje të Shkëndijës. Ndërsa për në Shkup spektakli do të jetë edhe më i madh, sepse ne do të jemi organizator të asaj ndeshje dhe stadiumi i Shkupit do të jetë i vogël për t’i pranuar të gjithë ata që dëshirojnë të jenë prezent në atë takim”.
Në anën tjetër UEFA pritet që pas disa ditësh këtë takim ta shpallë si ndeshje me rrezik të lartë. Ndërkohë, është interesantë të thuhet se edhe komunikimi mes dy klubeve ende nuk ka nisur.

Policia serbe frikohet nga flamuri i Kosovës, por garanton siguri!

Një burim i MPB të Serbisë për mediat e këtij vendi ka thënë se nëse tifozët e Shkëndijës do të shpalosin flamurin e Kosovës në Beograd përkohësisht do të arrestohen! “Shkelja e Kushtetutës së Serbisë nuk do të tolerohet. Nëse dikush mendon se në Beograd do të vendos flamurin e Kosovës do të mashtrohet lehtë. Mysafirët janë të mirëseardhur dhe në mënyrë korrekte ta përkrahin Shkëndijën, por kjo është Serbi dhe si çdo vend tjetër evropian ka të drejtë ta mbrojë kushtetutën. Ne ju garantojmë siguri të gjithëve që vijnë në Beograd”, kanë thënë nga MPB-ja serbe për mediat e këtij vendi.

Mediat serbe: UEFA dënon Shkëndijën me 5 mijë euro
Mediet serbe duke iu referuar burimeve të tyre Cyrih, shkruajnë se UEFA, ka gjobitur Shkëndijën me 5 mijë euro. Arsyeja e gjobitjes së “kuq e zinjve” është mos prezenca e tyre në hedhjen e shortit në Nyon, ndërsa drejtuesit e klubit tetovar nuk kishin autorizuar asnjë klub, e as person që këta t’i përfaqësojë në short.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button