Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Idrizi: Jemi gati t’i blejmë pronat në Çamëri, të shpëtojmë fqinjët nga katastrofa | My CMS

Idrizi: Jemi gati t’i blejmë pronat në Çamëri, të shpëtojmë fqinjët nga katastrofa

Tubimi në Qafëbotë, kreu i PDIU: Kufiri grek është sot më i blinduari i Europës

Në Kllogjer e Qafëbotë ky 25 qershor solli përsëritjen e marshimit të madh në përkujtim të viktimave dhe dëbimit me dhunë të popullsisë çame nga shtëpitë dhe trojet e tye në Çamëri në qershorin e 1944-ës. Për të pestin vit radhazi çështja çame që po përparon në rrugën e zgjidhjes së saj, vjen si nderim me lule dhe qirinj për 2700 viktimat, por edhe si një amanet tek të gjallët për të mos hequr dorë nga shkuarja në vatrat dhe tokat e lëna në përndjekje të dhunsme nga forcat zerviste. Dy viloina në kodrën përballë varrezave të Kllogjerit dhe një recitim dramatik i aktorit të madh Mirush Kabashi kanë folur shumë për mijëra çamët e mbledhur nga të gjitha qytetet shqiptare dhe për çështjen e tyre. Me çamët e përkrah tyre në këtë pelegrinazh kishin ardhur njerëz nga të gjitha trojet shqiptare, ishte edhe vëllai i Adem Jasharit nga Kosova, edhe edhe përfaqësues nga shoqëria ‘Vatra” e shqiptarëve të Amerikës, edhe Princi Leka. Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, deputeti Dashamir Tahiri e Presidenti Tahir Muhedini, kryetari i shoqatës “Çamëria” Adrian Tana, u ndjenë të rrethuar nga mijëra mbështetës të tyre në zgjimin dhe zgjidhjen e çështjes çame. Dhjetëra autobusët me targa nga i gjithë vendi mbanin baderolën ku shkruhej °Trëndalifilat e Çamërisë” dhe ky ka qenë si një dedikim i këtij mrshimi për ata që u kthyn në trëndafila, duke vdekur për çështjen çame të përndjekur me përdhunë 67 vite më parë.
Në Qafëbotë doganat e kufijve të të dy shteteve nuk dalloheshin, pasi në sheshin e doganës sonë ngrihej një tribunë e ndriçuar dhe e dekoruar me simbole kombëtare e me ato të PDIU-së, një gjethe ulliri që bleron në një sfond bluje të ëmbël, që duhet të simbolizojë krahinën e bekuar nga Zoti të Çamërisë. Folës të shumtë sollën emocionet e tyre për këtë ditë simbol të qëndrsës dhe unitetit të krahinave shqiptare. Adrian Tana dhe Tahir Muhedini, gruaja e PDIU dhe diaspora e Amerikës, sërish Mirush Kabashi me fjalën poetike e me artin tronditës. Sërish muzikë me motive çame midis. Fjala e numrit një të PDIU, Shpëtim Idrizi, pati një pritje të jashtëzakonshme për mesazhet e forta dhe idetë e reja.
Ai ka qenë gjithaq stiìgmatizues në fjalën e vet ndaj shtetit grek, për faktin që duke injoruar historinë tragjike dhe përndjekjen dramtike të çamëve, i ngre përmendoren e turpit Napolon Zervës. Ai ka hequr një paralele mes gjenocidit grek ndaj çamëve dhe gjenocidit serb të shekullit 19 në Nish mbi kosovarët, që u përsërit edhe një herë në mbyllje t shekullit të 20.
Qafëbotën Idrzi e ka quajtur vendin ku përplasen dy qytetërime të mëdha, helen dhe iliro-pellazg. “Por kjo portë e një vendi europian nuk mud të bëhet muri i fundit i Berlinit në Ballkan”. Ai e ka quajtur kufirin grek më të blinduarin në Europë, “të blinduar për baballarët tanë që nuk lejohen të shohin shtëpitë e tyre’. Idrizi u nal edhe precedentin që ka ndodhur dje me ndalimin edhe të grupit të gazetarëve shqiptarë. Cili gazetar grek dhe cili deputet nuk është lejuar të vijë në Shqipëri, kur ka dashur, ka pyetur Idrizi. Ai tha se ka ardhur në orën e zgjidhjes çështja çame, duke kujtua edhe atë që “çami ortodoks Papulias, Presidnti i sotëm i Greqisë ka thënë 20 vjet më parë: do kemi kohë të flasim për këtë problem, plagët janë të hapura”. Tani, tha Idrizi 20 vite kaluan dhe zgjidhja duhet të vijë. “Beteja jonë,- tha Idrizi,- nuk është betejë pronash, pasi jemi gati t’i blejmë prapë pronat tona në Greqi dhe t’i ndihmojmë fqinjët të kalojnë katastrfën ekonomike”.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button