Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Qafë-Botë, nderohen të rënët e Çamërisë (VIDEO) | My CMS

Qafë-Botë, nderohen të rënët e Çamërisë (VIDEO)

PDIU e mbështetur nga qindra qytetarë shqiptarë, të ardhur edhe nga Kosova kanë përkujtuar dje masakrën e çame të 1944-s, në pikën kufitare të Qafë-Botës.

Me moton “Trëndafilat e Çamërisë” ceremonia ka nisur me një poezi të interpretuar nga artisti i mirënjohur, Mirush Kabashi dhe shkruar nga shkrimtari nga Kosova, Fatmir Muja. Ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorave me lule në përkujtim të masakrës e të rënëve.

Të pranishëm ishin kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, presidenti i nderit, Tahir Muhedini, djali I heroit, djali i heroit, Adem Jashari, Princi Leka, kreu i Partisë Lëvijza e Legalitetit, Ekrem Spahiu dhe shumë figura të tjera.

Më herët deputeti i PDIU-se, Dashamir Tahiri, i shoqëruar nga gazetarë dhe kreu i komunës Markat, është ndaluar të kalojë pikën kufitare të Qafë- Botës në Sarandë.

Mësohet se pas shumë debatësh, Tahiri është lejuar të kalojë pikën kufitare, ndërsa gazetarët dhe kreu i komunes Markat që e shoqëronin atë, nuk kanë mundur të kalojnë.
Ata jane ndaluar nga policia greke, me argumentin se janë persona të cilët konsiderohen të rrezikshëm për rendin dhe qetësinë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button