Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Pozicioni Gjeografik i Camerise | My CMS

Pozicioni Gjeografik i Camerise

Çameria shtrihet ne pjesen Veriperendimore te Greqise, me nje sip. prej 10000 km2. Kjo krahine eshte jo vetem nje nga pjeset me pjellore te Greqise, por me pozicionin e saj strategjik, eshte dhe rruga me e shkurter e Greqise per ne Europe. Me portet e saj, Çameria ka qene ne kohera nje nga pjeset vitale te ekonomise greke per shkembimin e mallrave dhe produkteve me perendimin. Fale ketij pozicioni gjeografik, infrastruktures se saj, ajo i ka bere me kohe karshillek Egnatias romake, perfshi ketu perfshi ketu edhe resurset e tjera ekonomike ne bujqesi, apo blegtori qe e kane bere token e Çamerise gjithmone edhe me te lakmueshme nga greket.

Kjo krahine e Shqiperise vetem ne vitin 1912 i eshte aneksuar Greqise, si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha, ne te njejten menyre, sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.

Etimologjia e fjalës ‘Çamëri’

Fjala çam eshte nje evolim i asaj “t’chiam” dhe perkon me emrin e nje lumi te vjeter qe kalonte permes krahines se Çamerise. Fjala T’chamis haset ne shume harta te vjetra romake dhe helenike, duke na treguar se emri “Chameria” eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga popullsi shqiptare nder shekuj. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se, popullsia çame ka nje etnitet, tradite dhe zakone te mirefillta shqiptare.

Krahina e Çamerise perfshinte 189 qytete dhe fshatra me nje popullsi sipas regjistrimit turk te vitit 1908, mbi 72.000 banore. Nje pjese e madhe e popullsise çame ka qene e lokalizuar ne bregdet dhe shkonte pergjate Gjirit te Prevezes. Nje numer tjeter i madh i qyteteve dhe fshatrave te tyre jane te lokalizuara ne te dy anet e “kalamait”.

Popullsia

Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Çamerise jane perzene me force nga forcat greke ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi.

Shume çamer, afer 85 mije, jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44.

Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur mjaft fshatra dhe qytete dhe si rezultat i ketij spastrimi etnik gati 9000 shqiptare jane vrare barbarisht.

Popullsia e Çamerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllehe dhe rome.

Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare I perkiste besiimit musliman dhe procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te.

Sipas te dhenave historike, pjesa tjeter prej 20% e popullsise çame I perkisnin besimit kristian (ortodokse).

Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se Pare Boterore e gjeti komunitetin shqiptar te Çamerise, te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks.

Pas luftes nje pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke duke lene ortodoksit dhe gati 13 % muslimane, qe tashme ishin konvertuar ne ortodokse per te mbijetuar.

Sami Frashëri mbi Çamërinë

Tesprotia (Çamëria) Është një nga krahinat që perbenin Epirin e lashte. Krahina e lartpermendur zgjatej nga Ambrakija, pjesa jugore e bregdetit d.m.th. nga gjiri i Nartes deri ne lumin Thijamis d.m.th Kalama. Me një fjalë Tesprotia ishte emri i vjetër i pjeses jugore të Shqipërisë të quajtur Çameri.

Kufizohet nga veriu me Mollosine që perbehet nga sanxhaku i Janines dhe me krahinen e Kaonise që perbehet nga sanzhaku u Gjirokastres d.m.th nga krahina e Laberise,nga jugu me Ambrakine d.m.th. me gjirin e Nartes, nga perndimi me detin Jon.

Kjo krahine laget nga lumenjte Akeron dhe Kogjin,që bashkohen para derdhjes se tyre ne det.

Keta konsiderohen nga greket e lashte si lumenjte e sketerres,ndërsa lumi Haradros d.m.th. Loros e ndante këtë krahine nga Mollosia.

Qytetet dhe qytezat kryesore janë Pandosja, Kasupa, Allaka, Haradra, Himrion, Efina, Vruka e të tjera.

Keto përfshihen midis 80 qyteteve që kryekomandanti romak Pal Emili rrafshoi ne Epir.

Megjithekete ekzistoje germadhat e disave prej tyre. Flitet dhe besohet se tempulli i famshem i Dodones ndodhej ne këtë krahine.

Pas kësaj romaket themeluan ne skajin jugor të kësaj krahine një qytet të madh me emrin Nikopolis,gjermadhat e të cilit ekzistojne ne një istme të ngushtë një orë larg ne veri të Prevezes.

Tesprotianet e vjetër i perkasin thjesht popullit pellazg. Ishin të një gjaku dhe kishin të njejten gjuhe me popullin e Kaonise dhe të Mollosise.

Për shumë kohë u qeverisen nga kreret e tyre dhe pastaj për një periudhe u qeverisen ne formën e një republike.

Pas kësaj u pushtuan nga sundimtari i Moloseve, Pirrua dhe me vonë iu aneksuan shtetit maqedonas.

Se bashku me Maqedonine kaluan ne duart e romakeve dhe se fundi pas shkaterrimit të shtetit të Bizantit, ashtu si ne viset e tjera të Shqipërisë edhe ne këto anë u formuan principata të vogla, të cilat u pushtuan ne kohën e sundimit të sulltan Mehmetit II dhe të Bajazitit II dhe i’u aneksuan tokave osmane.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button