Kalabri : Ambasadori shqiptar në Itali , mburr pushtimin italian të Shqipërisë…

Ambasadori shqiptar në Itali : “Periudha e pushtimit italian , në krahasim me atë të regjimit komunist, të paktën na garantoi bukën dhe na la një trashëgimi rrugësh dhe ndërtesash, të cilat ne akoma ndoshta, nuk do t’i kishim”.

Zoti Llesh Kola, iAmbasadori shqiptar në Itali , i shoqëruar nga aktori dhe regjizori Edmond Budina , u takua me kreun lokal të Turizmit në rajonin italian të Bazilikatas zotin Luciano De Rosa. Kjo zonë e Italisë është e banuar nga një numër i lartë arbëreshësh, .

Këto ditë do të tranmentohet aty edhe filmi i Edmond Budinës : ” Ballkan Pazar”

Iniciativa është pjesë e binjakëzimit ndërmjet komuniteteve arbëreshe të Bazilikatës dhe Kalabrisë.

Nga ana e tij zoti De Rossi th se :“Ritmet e jetës së përditshme kanë ndryshuar, por për t’u siguruar që cilësia e jetës sonë mund të përmirësohet, ne kemi nevojë për momente si ky, që na bëjnë të kuptojnë sa e rëndësishme është shfaqja e vlerave të një historie të përbashkët, shënuar nga disa pika kontakti.

Unë jam i kënaqur që jam sot këtu, sepse kam mundësinë të ndërtoj mbi përvojat e të tjerëve.

Gjyshi im ka jetuar një pjesë të luftës së Shqipërisë dhe kujton mikpritjen e popullit dhe karakteristikat e një zone shumë të ngjashme me tonën.

Unë shpresoj se do të kemi mundësi të tjera për të rritur shkëmbimet kulturore dhe turizmit midis dy vendeve tona”

Mirpo ambasadori ynë Llesh Kola , si duket i entuziazmuar , mbi argumentin e luftës në Shqipërisë,tha se :”Në një sondazh të kryer në mesin e shqiptarëve të moshuar, rezultoi se “periudha paqësore e okupimit italian mbahet mend sot si një moment i bashkëjetesës paqësore, të qetë e të matur.

Periudha e pushtimit italian , në krahasim me atë të regjimit komunist, të paktën na garantoi bukën dhe na la një trashëgimi rrugësh dhe ndërtesash, të cilat ne akoma ndoshta, nuk do t’i kishim”.

Kur është bërë ky sontazh dhe kush e ka organizuar nuk gjetëm dot mundësinë ta verifikonim .

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button