Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Rusia: Bota po arrin 7 miliardë banorë, vetëm Shqipëria po i shton lindjet | My CMS

Rusia: Bota po arrin 7 miliardë banorë, vetëm Shqipëria po i shton lindjet

Popullsia e botës po i afrohet shifrës së 7 miliardë banorëve.

Ky lajm është dhënë nga Akademia Ruse e Shkencave, përmes anëtarit të saj, Vasili Zhukov, i cili gjithashtu ka marrë në konsideratë dukurinë e ecurisë pozitive demografike në Shqipëri.

Analiza përkatëse është bërë në Samitin Demografik të Moskës, ku është cituar fakti se në të gjitha vendet evropiane, përveç Shqipërisë, ka një rënie të normave të lindjes.

Në këtë Samit, siç citojnë mediat ruse, është shtuar gjithashtu edhe fakti se për momentin, situata demografike në botë është zhvilluar nën ndikimin e vështirësive dhe ka qenë në njëfarë mënyre, një përgjigje e kushteve të veçanta socio-ekonomike .

“Përveç Shqipërisë, në vendet e tjera evropiane po zhvillohet kryesisht një politikë e kufizimit të rritjes së popullsisë. Ndërsa qeveritë dhe shoqëria e vendeve të botës së tretë po kërkojnë që ta rritur popullsisë “, tha ai.

Akademia Ruse e Shkencave ka pohuar në këtë Samit përshembull se në Rusi për çdo 100 martesa, ka të paktën 60 divorce.

“Ky tregues tregon statusin e ulët të familjes në vendin tonë”, tha shkencëtari Zhukov.

Përveç kësaj, ai sugjeroi edhe disa masa që mund të kontribuojnë në rritjen e popullsisë, në veçanti, promovimi i jetesës së shëndetshme, reduktimi i aksidenteve, siguria e punës, parandalimi i abortit etj.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button