Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Mediat greke: Himara dhe Narta e Vlorës, zona “tërësisht greke” | My CMS

Mediat greke: Himara dhe Narta e Vlorës, zona “tërësisht greke”

Disa media greke kanë shprehur pakënaqësi me pranimin e amendamenteve të PDIU për ligjin e regjistrimit të popullsisë, ku përcaktohet se deklaratat e qytetarëve për kombësinë do të verifikohen.

“Situata është më e rrezikshme se kurrë për grekët e Shqipërisë“, shkruajnë disa media greke online. Ligjin për regjistrimin e popullsisë miratoi Kuvendi i Shqipërisë me 71 vota pro dhe vetëm dy abstenime, nga deputetët e partisë çame PDIU.
Ndryshimet që propozoi z. Idrizi (deputet i PDIU) u miratuan pjesërisht nga qeveria me shtesa të tjera. Në fjalën e tij në parlamentin shqiptar, theksoi se ligji ka të bëjë me çështje shumë delicate dhe duhet që të diskutohet gjerësisht nga Kuvendi shqiptar dhe nga grupet e interest (vallë z. Idrizi nënkupton të interesuarit e drejtpërdrejtë si minoritetet, apo i drejtohet grupeve nacionaliste që vërdallosen në Shqipëri duke mbledhur nënshkrime kundër ligjit?)

Me justifikimin e shmangies të të dhënave të rreme, qeveria pranoi propozimin për gjobë 1 milionë lekë për dikë që deklaron të dhëna të rreme (sigurisht pala shqiptare nuk interesohet për të gjitha të dhënat e rreme, por vetëm për kombësinë.) Përveç kësaj, në bazë të propozimit të PDIU, Instituti i Statistikave INSTAT duhet të bëjë kontroll në çdo rast në regjistrat e gjendjes civile, dhe nëse rezulton kombësi tjetër në to, do të vendosin këtë të dhënë (pra kombësinë shqiptare). Kështu ndryshimet përbëjnë ndalim të dikujt që jeton jashtë zonave minoritare që të deklarohet grek, ndërkaq në këto zona (jashtë minoritetit) kushdo që do të deklarohet grek pavarësisht gjobës, do të shënohet si shqiptarë në statistika në bazë të gjendjes civile. Theksojmë se akoma edhe zona tërësisht greke si Himara dhe Narta e Vlorës për shtetin shqiptar nuk banohen nga grekë.

Situata është më e rrezikshme se kurrë më parë për grekët e Shqipërisë. Në bazë të ligjit që u miratua vetëm në 99 fshatrat e Dropullit mund të deklarohet kombësi greke. Të gjithë ne t tjerët nuk mundemi. Narta, Himara, Saranda, Korça që nuk kanë në gjendjen civile kombësi greke (këto zona sipas shqiptarëve janë jashtë minoritetit) nëse nuk duam të dënohemi ose deklarohemi shqiptarë, ose nuk deklarohemi fare.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Himarën nuk e mposhtët dot me luftë ejo do ta mposhtni me protesta.Iku koha e diktaturës I Himarjoti do deklarojë çfar i don zëmëra dhe jo çfarë doni juvet shqipërinë po e tradhëton vet vehtja Himarën në asnjë kohë se kini patur tuajën dhe mos u lodhni kot u uroj të njihni politkën dhe Evropën dhetë ecni nën ndikimin e ligjeve demokratike Evropjane për të lehtësur popullin shqipëtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button