Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Presidenca refuzon pasaportat për talentet | My CMS

Presidenca refuzon pasaportat për talentet

FSHF ka kthyer mbrapsht dokumentacionin e 7 futbollistëve të rinj që luajnë në Zvicër

Federata Shqiptare e Futbollit me të drejtë është kritikuar në të shkuarën për indiferentizëm karshi futbollistëve të rinj të talentuar, kryesisht me origjinë nga kosovare, të cilët, sapo kalojnë në futbollin profesionist, zgjedhin të përfaqësojnë shtete të tjera në arenën ndërkombëtare.

Mund të përmendim vetëm disa emra, si Valon Behramin, Granit Xhakën, Sotir Ninin etj., për të kuptuar se sa e fortë do të ishte Shqipëria sot nëse do t’i kishte të organikën e saj të lartpërmendurit (ka shumë të tjerë që luajnë me Zvicrën, Suedinë, Finlandën etj.).

Por problemi që trajtohet sot nuk i faturohet FSHF-së, por Presidencës së Shqipërisë, e cila ka kthyer mbrapsht dokumentacionet e 7 futbollistëve të rinj, nga mosha 12-19 vjeç, për pajisjen me pasaportë shqiptare. Në të vërtetë, bëhet fjalë për dhënien e pasaportës prindërve të tyre, pasi ata (shumica) janë nën 18-vjeç (përveç Agonit Sallajt).

“Sapo na është kthyer përgjigjja negative nga Presidenca për pajisjen me pasaportë të 6 futbollistëve të rinj. Argumentimi i Presidencës është se “s’ka argumente bindëse.” Besoj se s’ka argument më bindes se fakti që aktualisht me Zvicrën luajnë 6 futbollistë me origjinë shqiptare, të cilët, nëse do të ishin pajisur me pasaportë qysh fëmijë, sot do të luanin për Shqipërinë,” – është shprehur zëvendëssekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Besnik Çela. Duket qartë që zyra juridike e Presidencës nuk e ka kuptuar mirë rëndësinë që ka për kombëtaren shqiptare afrimi i lojtarë të rinj kosovarë, të cilët para së veshin fanellën kuqezi duhet të pajisen me pasaportë.

Agonit Sallaj: Luajti kundër Lionel Mesit në miqësoren me Argjentinën, më 20 qershor (nuk ishte ndeshje zyrtare), por nuk mund të jetë pjesë e kuqezinjve as në miqësoren me Malin e Zi, më 10 gusht. Agonit Sallaj, 19-vjeçari kosovar që luan me Nojshatëll Ksamaksin në Zvicër, ende nuk e ka marrë pasaportën shqiptare.

Arsyeja? “Nuk e ka pasur të noterizuar dëshminë e penalitetit.” Ky ka qenë argumenti që ka nxjerrë Presidenca. Sigurisht, në këtë praktikë, nuk mund t’u hiqen përgjegjësitë edhe zyrtarëve të FSHF-së, të cilët duhet të jenë më të kujdesshëm në hartimin e dokumenteve, për të mos i dhënë shkak Presidencës, e cila me të drejtë për mangësitë më të vogla e kthen dokumentacionin për plotësim.

Në rastin e Sallajt problemi duket më e thjeshtë (dëshmia e penalitetit e noterizuar), por për 6 të rinjtë e tjerë “argumentet jobindëse” të Presidencës nuk e bindin opinionin futbolldashës në vend, që me të drejtë ka lëshuar kritika për qëndrimin pasiv të FSHF-së në të kaluarën. Presidenti Bamir Topi, si njeri që i qëndron afër sportit, duhet të ushtrojë të gjithë autoritetin e tij që Shqipërisë të mos i ikin talentet vetëm për “argumente jobindëse”.

U kthehen dokumentet:

1- Matian Dauti U-12 (FC Zyrih)

2- Shkumbin Ajredini U-16 (FC Zyrih)

3- Erzan Murtishi U-19 (FC Vinter)

4- Getuart Asani U-19 (FC St. Gallen)

5- Ardian Dervishi U-19 (FC Bazel)

6- Klement Gjergji U-19 (FC Zyrih)

Vasil Shkurtaj, në provë te Roda e Roterdamit


Nga Ramadan Bigza

Nga data 18 korrik, futbollisti i Shpresës së Shqipërisë, Vasil Shkurtaj, do të kalojë një periudhë prove te Roda e Roterdamit. Në adresë Panioniosit, klubit më të vjetër grek, këto ditë ka mbërritur një faks, ku midis të tjerave thuhet se një ekip i superligës holandeze kërkon ta bëjë të tijin futbollistin shqiptar.

Futbollisti ynë është ftuar atje për t’u stërvitur dhe, në qoftë se gjithçka shkon mirë, atëherë ai do të bëhet pjesë e Rodës. Sulmuesi 19-vjeçar nuk ka qenë i kënaqur te Panionios. Sezonin e kaluar u huazua te klubi i kategorisë së dytë, Thrasivulos, ndaj, edhe pse kontrata me kuqeblutë i mbaron në qershor të vitit 2013, ai do të largohet më shpejt nga Athina.

Futbollisti shtatlartë kohët e fundit është paraqitur mjaft mirë në ndeshjet miqësore të ekipit tonë shpresa. Duket se Roda do t’ japë fund edhe diskutimeve të shumta që kanë lindur ditët e fundit midis Panioniosit dhe agjentit të tij. Më në fund, çështja Shkurtaj do ta ketë një zgjidhje në të mirë të futbollistit tonë, por edhe klubit të njohur holandez.

Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, gjate ndeshjes se futbollit, Shqiperi- Holland, 0-1, e vlefshme per eleminatoret e kampionatit Europian, “Euro 2008”, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa. All rights reserved to LSA PHOTO Agency. Read Terms and Conditions onsite

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^ 
“Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button