Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Serbi që bën skulptura të Adem Jasharit…! | My CMS

Serbi që bën skulptura të Adem Jasharit…!

Dragisha Andrijeviq nga Lipjani, nuk e ka aspak të vështirë ta gravojë në dru e qelq kryeheroin e shqiptarëve Adem Jasharin, stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Ai deri më tani ka bërë dhjetëra gravime të tilla me Adem Jasharin, UÇK-në, UÇPMB-në e Rugovën, pasi që ka hasur në interesim të madh të shqiptarëve nga Kosova për blerjen e veprave të tilla artistike.

“Nuk e kam aspak problem nëse një myshteri vjen dhe e kërkon që ta blejë të gravuar në dru, apo qelq Adem Jasharin. Shumë të tilla i kam bërë edhe me Ibrahim Rugovën, ish-presidentin amerikan Bill Clinton, Skënderbeun, Nënën Terezë, stemën e UÇK-së e të UÇPMB-së etj.”, shprehet Andrijeviq.

Ai thotë se kjo punë është biznes, nga e cila e siguron mbijetesën për të gjithë anëtarët e familjes dhe nuk i interesojnë çështjet politike, përderisa çmimi i verprave të tilla sillet prej 10 deri në 40 euro.

“Këtë e kam biznes dhe nuk më intereson aspak politika”, shprehet i prerë ai. Andrijeviq më herët gravimet në dru dhe qelq i kishte bërë në mënyrë mekanike, ndërsa biznesi i tij ka filluar të zhvillohet pasi Komisioni Evropian ia ka dhuruar si donancion një makinë të kompjuterizuar gravuese, e cila ka kushtuar 3800 euro.

Ai është i kënaqur me interesin e myshterinjve për prodhimet e tij dhe kjo, sipas tij, i ka mundësuar ta punësojë edhe një punëtor të rregullt, të cilit ia paguan të gjitha kontributet.

Samir Selimi nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, thotë se programi për stabilizimin e komuniteteve është dizajnuar në vitin 2003, në mënyrë, siç thotë ai, t’i dilej në ballë problemeve me të cilat përballeshin komunitetet, sidomos ekzistencën ekonomike, lëvizjen e lirë, fuqizimin e tyre etj.

Ai sqaron se në këtë projekt janë përfshirë 28 komunat e Kosovës, ku në shumicën e tyre në fokus kanë qenë komunitetet pakicë (jo shqiptarët), përdallim nga veriu i vendit, ku shqiptarët janë pakicë.

“Në veri jemi fokusuar në projektet për shqiptarët, romët dhe boshjakët, pasi që këta janë atje pakicë”, pohon Selimi.

Sipas tij, në programin për stabilizimin e komuniteteve, prej vitit 2003 e deri më tani, Bashkimi Evropian ka investuar 13.5 milionë euro në projekte të ndryshme dhe 85 % nga 1600 projekte gjithsej të arpovuara deri më tani janë projekte të qëndrushme.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button