Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Zbulohet një fyellqë i përket shek.I para krishtit | My CMS

Zbulohet një fyellqë i përket shek.I para krishtit

Një instrument muzikor fyell i shekullit të parë para Krishtit, që i përket periudhës romake, është zbuluar një vit më parë në qytetin e Lezhës dhe po restaturohet pranë Institutit të Arkeometrisë dhe Konservimit. Drejtori i këtij Instituti, Frederik Stamati, u shpreh të mërkurën në një prononcim për mediat se, “gjatë vitit të kaluar në Lezhë është zbuluar një mori fragmentesh prej kocke, të cilat nuk kishin asnjë formë, por disa indikacione që treguan se ishte një instrumet muzikor, një fyell i shek të parë para Krishtit, ose i shekullit të parë pas Krishtit që i përket periudhës romake”.

“U desh një punë shtatëmujore që të arrihej në restaurimin e këtyre fragmenteve, mbi 200 copë dhe që krijuan këto fragmente me të mëdha”, tha Stamati, duke shtuar se, “nga shqyrtimi i materialit rezulton që këtu mund të ketë qënë ose një punishte që prodhonte instrumenta muzikore, ose një dyqan ku shiteshin këto instrumenta, por kjo nuk është përcaktuar akoma, dhe do të dojë ende gërmime te tjera arkeologjike që të përcaktohet me saktësi”.

Duke u ndalur te rëndësia e këtij objekti, drejtori i Institutit të Arkeometrisë dhe Konservimit, Frederik Stamati tha se, “është hera e parë që zbulohet një objekt i tillë me një grumbull të tillë fragmetesh prej kocke që i përkasin instrumentave muzikore”. Sipas tij, “në Shqipëri kemi dy raste analoge të këtij tipi, pasi në vitin 1975 është zbuluar në Apolloni një grup kockash të ngjashme me këto, të futura në një enë bronxi dhe rasti tjetër është ai i një viti më parë në Lezhë”.

Ai shtoi më tej se, “ne mendojmë që të mos jetë vetëm nëj instrument muzikor, por disa dhe duhet që në të ardhmen të angazhohen disa specialistë të historisë së veglave muzikore, në mënyrë që japin një të dhënë të saktë për këtë çështje”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button