Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Alket Rizai: Do arratisem sërish ndaj padrejtesive qe po i ben greku shqiptareve | My CMS

Alket Rizai: Do arratisem sërish ndaj padrejtesive qe po i ben greku shqiptareve

Do të arratisem sërish. Do të arratisem në emër të padrejtësisë që më bëhet mua dhe të gjithë shqiptarëve…” Ky është kërcënimi i radhës që vjen nga Alket Rizai, mjeshtri i ikjeve spektakolare me helikopter nga burgu i Koridhalos, ikje që i dhanë famë jo vetëm shqiptarit të burgosur por edhe vetë vend-izolimit më të njohur grek, për dorëzimin përballë aftësive të rralla të shqiptarit. Mirëpo, autoritet e drejtësisë në shtetin fqinj, duket se janë “zgjuar” dhe ndërgjegjësuar. Më në fund shqiptarin plang-prishës e kanë hequr nga burgu ku ngriti mitin e arratisjes nga ajri, e dorëzimit dy herë pa kushte të një sistemi të tërë drejtësie. I gjendur në një tjetër burg të së njëjtës siguri, Alket Rizai flet për të parën herë publikisht mbi jetën e tij jashtë dhe brenda qelishë. Nga burgu i Grevenasë, djali nga Ballshi zbulon arratisjen e radhës, hakmarrjen ndaj të “mëdhenjve” të shtetit grek, të vërtetat e pathëna mbi dy arratisjet e bujshme me helikopter si dhe pozicionin e tij në dy vrasjet e bujshme që policia greke akuzoi drejtpërdrejt Rizain. Ai rrëfen marrëdhënien e tij me Vasilis Paleokostas, vëllain e një prej emrave më të njohur të krimit grek si dhe dashurinë e shpallur me gruan greke që e shoqëroi në arratinë e dytë. 

Alket, në një bisedë me nënën tuaj, morëm vesh se jetën në Greqi e keni nisur si kamarier? Në të vërtetë, kush është Alketi, i para arratisjes së bujshme të 2 qershorit të vitit 2006?
Jam lind e rritur në Ballsh. Pasi mbarova vitin e dytë të gjimnazit, në vitin 1993 emigrova drejt Greqisë. Fillimisht nisa punë në një minimarket të vogël. Më pas, hapa një kafe të vogël. Kisha dhe një pikë shitje për makinat që sillja nga Gjermania. Bëja një jetë të qetë, pa probleme. Dy vite më vonë, më 1995, në një nga makinat që shita unë u gjet drogë. Më arrestuan dhe dënuan. Kështu nisi dhe historia. 

Ne dimë pak mbi ngjarjen që policia dhe hetimi grek kanë ngritur akuzën për ju. Pse iu arrestuan dhe ç`dini për vrasjen e sipërmarrësit grek, Thanasi Koropiotis?
Nuk e kam njohur Thanasi Koropiotis. Ai u zhduk dhe u gjet i vrarë. Di që unë kam qenë në gjyq, kur i zhdukën dhe bashkëshorten. Kjo tregon shumë, mendoj unë. 

Ju asnjëherë nuk e pranuat akuzën për këtë krim dhe vendosët të arratiseshit. Si ju lindi ideja e një arratisjeje të tillë, pasi ishte hera e parë që dëgjohej, aq më tepër nga një burg i sigurisë së lartë siç ishte ai i Koridhalos?
Çdo i burgosur 24 orë mendon për të ikur. Unë jam një i burgosur dhe mendoj çdo moment për arratisjen. Me Vasilis Paleokostas, jam mik. E kam njohur në burg. Ishim në të njëjtin burg, por nuk di si ta shpjegoj, në godina të ndara. E kontaktova në telefon dhe i thashë të gjente mundësinë të ishim afër. I thashë se gjithçka ishte rregulluar dhe do të iknim. Arritëm të arratiseshim. Dy personat që na ndihmuan janë dënuar.

Akti juaj që prej asaj dite ka bërë xhiron e botës, ndërsa ju ishit një ndër personat më të kërkuar të Interpolit. Si ndjeheshit kur shikonit komentet nëpër TV të ndryshme mbi arratisjen tuaj?
Secili tregon versionin e vet. Shumë pak kanë ditur për të vërtetën. 

Thonë se është shumë e vështirë të bëhet një veprim në të njëjtën mënyrë dy herë. Ia arrite të ikje sërish në të njëjtën mënyrë? Ç’ndodhi, ishte rastësi apo e mirëmenduar prej jush? Se mos do na surprizosh sërish?
Natyrisht që edhe arratisja e dytë ishte e mirëmenduar. Kujtuan se na futën në një burg të sigurisë të lartë dhe as që e mendonin se ne mund të largoheshim. Na mbanim nën vëzhgim të rreptë. Në vendosëm të iknim, pasi na informuan se ishte dhënë urdhër për një dënim të rëndë. Në fakt për arratisjen e parë ne u dënuam 25 vite burg, në një kohë që askush nuk është dënuar kaq shumë. 

Kush ju ndihmoi? 
 Më ka ndihmuar një ish e dashura ime bullgare, së cilës nuk do t’ia mësojnë emrin kurrë dhe një miku im. Gruaja me të cilën u arrestova, Aspasia Metropia (Sula), nuk ka patur lidhje. Madje dhe piloti ka dëshmuar në gjyq dhe ka thënë se femra që ndodhej në helikopter ishte ndryshe. 

Gjatë kohës, kur ju ishit në arratinë e parë, në lagjen Peristeri të Athinës u krye një vrasje e dyfishtë. Përse policia greke implikoi emrin tuaj në këtë ngjarje?
Çdo gjë që ndodhte në zonën ku isha unë, dyshonin tek unë, e për pasojë edhe më merrnin në polici. Kjo ndodhte edhe para se të arrestohesha. Me merrnin se isha shqiptar, siç bëjnë me shumë të tjerë. Sa i përket vrasjes së dyfishtë, ka ndodhur në një kafe të hapur dhe kanë qenë 17 persona të pranishëm, të cilët kanë dëshmuar. Është konfirmuar nga telefonatat se kam qenë shumë larg zonës, ku ka ndodhur ngjarja. Edhe bashkëshortja e njërit prej viktimave ka dëshmuar në gjyq dhe është shprehur se nuk jam unë personi që kam kryer vrasjen.

Z.Rizai në cilin burg ndodheni aktualisht?
Kam qenë në burgun e Koridhalosë. Më kanë trasferuar në Grevena. 

Gjatë kohës që jetuat në arrati, keni qëndruar vetëm në territorin grek, apo keni lëvizur?  
Nuk kam qëndruar vetëm në Greqi. Kam lëvizur. Një herë vajta në Holandë dhe u ktheva. 

Me Sulën çfarë marrëdhëniesh keni?
Pasi u arratisa me duhej një femër, që ta mbaja me vete. Nëse më ndalonte policia, në vendin e parë të makinës do shihte që ishte një femër dhe nuk do të qëllonte. 

Po tani kanë ndryshuar marrëdhëniet tuaja?  
Tani është ndjenja në mes. 

Mbani kontakte me të?
Natyrisht që mbaj. 

Me kë qëndroni në qeli? 
 Me një djalë nga Tirana dhe një shtetas turk. 

Kemi mësuar se në qelinë tuaj ka simbole shqiptare. Mund të na i përshkruash pak?
Qelia ime është e gjitha e veshur me flamurin kuq e zi. Kam katër flamuj shqiptar dhe idhullin tim Che Guevara.
E pranojnë këtë autoritetet?
Nuk ka njeri që mund të me prekë flamurin shqiptar. 

Ndaj jush janë ngritur akuza të rënda. I pranoni këto akuza?
Nuk kam kryer krime dhe këta e dinë mirë. Nuk kam sesi të pranoj krime që si kam bërë unë. Çdo gjë që ndodh, direkt më akuzojnë mua. 

Pengu juaj në jetë?
Jetën e kam jetuar. 

Me çfarë e kaloni kohën?
Duke menduar për arratisjen e radhës. Kam plan të arratisem sërish. Grekët më morën vitet më të bukura. Ju siguroj që do të dal prej këtu. Nuk do të ndalem, më mirë të më vrasin. Do marr me vete dhe një flamur shqiptar. Do pranoj më mirë të vritem, por ama do t`i shkatërroj dhe ata që do tentojnë të më ndalojnë. 

Përse e gjithë kjo urrejtje?
Nuk do t’ua lë në dorë gjykatësve sepse më kanë mbyllur padrejtësisht. Jo vetëm mua. Qindra shqiptarë janë mbyllur në burgjet greke dhe janë dënuar shumë rëndë, shumë më tepër se sa e parashikon ligji për veprat që mund të kenë kryer. Nuk ua fal jo vetëm këtë që më bënë mua, por edhe bashkëkombasve të mi. Nuk kam punë me popullin, por me ata të “mëdhenjtë”. Ata janë një ushtri e madhe, por dhe ne do ta bëjmë ushtrinë tonë. Do t`i paguajnë të tëra!

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. kopila grek… qeveri shkerdhate… keshtu ia bejne shqipetareve te shkrete vetem sepse jane shqipetare… por dhe ne do vazhdojme te jemi shqipetare.. do apo sdo kjo qeveri pederastesh… alket te uroj te ikesh nga ai ferr dhe te vazhdosh ta shijosh jeten..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button