Zyrtarizohet përdorimi i flamurit kombëtar

Shkup – Me 63 vota për 40 kundër parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare. Në mbështetje të flamurit kanë votuar deputetët e shumicës parlamentare ndërsa kundër ata të opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

Në momenti n e votimit në sallën e Parlamentit të Maqedonisë nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Me miratimin e ligjit për përdorimin e flamurit të bashkësive etnike, përveç flamurit shtetëror në të gjitha komunat në të cilat mbi 50 % e popullatës i takojnë asaj bashkësie etnike do të mund ti përdorin simbolet e tyre kombëtare.Me këtë ligj parashihet që flamuri shtetërorë të jetë 1/3, më i madh se ai i bashkësisë etnike.

Ligji për përdorimin e flamurit shqiptarë u abrogua në vitin 2007 nga ana e Gjykatës Kushtetuese, në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike Shqiptare.

Miratimi i ligjit për gjuhët, ai për simbolet kombëtare dhe interpretimi autentik i ligjit për amnisti janë pjesë e marrëveshjes politike mes partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE-BDI.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. turp i radhes!!!
    marvshja e ohrit ka per baze 25% te popullates etnike tani na e paskan rritur ne mbi 50%!!!
    me cka arsyetohet kjo se flamuri shteteror duhet et jete 1/3 me imadh se ai i etnive!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button