Maqedonia fyen flamurin kombëtar shqiptar

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Miratimi i Ligjit të përdorimit të simboleve kombëtare nga Parlamenti i Maqedonisë, në bazë të së cilit flamur i bashkësive të tjera që jetojnë në Maqedoni mund të përdoret vetëm në komunat ku jetojnë më shumë se 50 për qind e qytetarëve të asaj bashkësie, por me një format më të vogël (sa dy të tretat e flamurit maqedonas) jo vetëm që nënçmon flamurin shqiptar, por shkel mbi parimet evropiane.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Lisen Bashkurti thotë për “Lajm” të Maqedonisë se miratimi i një ligji me një format të tillë ndikon shumë në marrëdhëniet midis identiteteve në rajonin e Ballkanit, ndaj, siç thotë ai, ky ligj nuk është në frymën evropiane.

“Baza e rikonstituimit dhe funksionimit të shtetit në Maqedoni bazohet në multietnicitet. Kjo do të thotë se identitetet etnike duke përfshirë gjuhën, kulturës, besimin, traditat, simbolet lypet të jenë të barabarta. Evropa ngrihet mbi diversitetin e identiteteve të barabarta. Nuk ka dhe nuk pajtohet parimi evropian me diskriminimin dhe diferencimin etnik. Kur them me dallimin e diferencimit etnik kjo është në tërë shumëllojshmërinë e vet si definicion. Në përgjithësi Evropa nuk njihet si kontinent i kombeve të mëdha dhe i kombeve të vegjël, Evropa nuk është një shtet evropian, Evropa është bashkim i kombeve dhe identiteteve të lira dhe të barabarta”, thotë Bashkurti.

Ai mendon se miratimi i ligjeve që përmbajnë elementë të diferencimit dhe të diskriminimit nuk është në të mirë të bashkë ekzistencës multietnike, të rritjes së besimit të komuniteteve etnike. “Gjykoj se miratimi i këtij ligji në këtë format, që cenon barazinë e identiteteve është ende larg standardeve evropiane”, tha Bashkurti.

Ndërsa, Glauk Konjufca, deputet i “Vetëvendosjes” thotë për “Lajm” se miratimi i këtij ligji që fyen flamurin kombëtar shqiptar tregon kompleksin e maqedonasve ndaj qytetarëve shqiptar.

“Sipas shtetit maqedonas, qytetari shqiptar është tri herë më pak i rëndësishëm. Kjo tregon diskriminimin e madh që I bëhet shqiptarëve në Maqedoni, diskriminim që ndodh në çdo fushë. Ky veprim tregon se shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë, për të mos thënë të dorës së tretë”, thotë Konjufca, duke shtuar se në këtë rast kemi një megalomania të shtetit maqedonas ndaj qytetarëve shqiptarëve.

Flamuri shqiptar i tejkalon kufijtë politik të shumë shteteve. Është një flamur që përfaqëson një identitet etnik që simbolizon Republikën e Shqipërisë, që simbolizon vlerat etnike të Kosovës, të shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, në Shqipërinë Jugore deri në Çamëri, në rreth 300 fshatra në Kalabri të Italisë, është një simbol i identitetit në një kontinuitet mbi një mijë vjeçar që ekziston.

Sipas Bashkurtit në një shoqëri multietnike siç është Maqedonia, ky ligj do të përballet me sfida të mëdha në zbatimin e tij në terren.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...
Back to top button