“Pavarësi pa sovranitet”, formula për Kosovën

Kooekzistimi paqësor i qasjeve të ndryshme ndaj statusit të Kosovës me nevoja të pranueshme që Beogradi ta pranojë të drejtën e Prishtinës për pavarësi në procesin e marrjes së vendimeve politike, por jo edhe sovranitet dhe shtetësinë, janë bazat e planit për zgjidhje të çështjes së Kosovës, të cilin Grupi joformal i qytetarëve serb e ka dorëzuar në presidencën e Serbisë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Dokumenti “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe: Bazë për fillim të ri”, në mënyrë simbolike 5 minuta para orës 12:00 është dorëzuar në presidencën e Serbisë nga Marko Matiq, redaktor i E-novine, i cili me këtë rast para gazetarëve ka thënë se dokumenti përmban shtatë porosi me “zgjidhje origjinale, parime dhe mekanizma, zbatimi i të cilave do të hapte kaptina të reja në marrëdhëniet e dy popujve”. Ai ka shtuar që dokumenti, marrë parasysh interesat e të dyja palëve dhe parametrat të cilat i ka parashtruar bashkësia ndërkombëtare, jep përgjigje në pika kyçe dhe neuralgjike të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, shkruajnë mediet serbe.

Matiq ka thënë se është e nevojshme së pari të ridefinohen interesat nacionale të Serbisë në Kosovë në bazë të tyre të krijohet politika e re dhe më këtë qartë duhet ndarë kuptimin e pavarësisë nga ai i sovranitetit.

“Serbia duhet të definoj statusin formal të Kosovës në korniza të formulës ‘pavarësi pa sovranitet’. Në mes të institucioneve të Prishtinës dhe të Serbisë duhet të vlej parimi i kooekzistimit paqësor të qasjeve të ndryshme ndaj statusit të Kosovës. Kjo problemin e statusit do ta vendoste në karantinë dhe do të mundësonte vazhdim të bisedimeve dhe normalizimit të marrëdhënieve në praktikë”, ka thënë Matiq.

Sipas tij, plani parasheh edhe hapjen e zyrave në Prishtinë dhe në Beograd, të cilat nuk do të duhej të kishin statusin e përfaqësive diplomatike, por do të kishin funksionin e hapjes së kanaleve për komunikim midis institucioneve të Prishtinës dhe të Beogradit.

Matiq ka vlerësuar që ky dokument është përgatitur në momentet kur Serbia përballet me sfida serioze, nga të cilat më e madhja është ajo që ka të bëjë me Kosovën.

“Propozimin e kemi dorëzuar në 5 minuta para orës 12:00, por akrepi për zgjidhje të çështjes së Kosovës ka shkuar shumë larg më përpara. Nëse Serbia gjatë muajve të ardhshëm nuk ofron ndonjë zgjidhje, do të përballet me kërkesat për pranim formal të pavarësisë së Kosovës si kusht kryesor për pranim në BE”, ka thënë Matiq.

Grupin joformal të qytetarëve, i cili ka propozuar dokumentin “Marrëdhëniet shqiptaro-serbe: Bazë për fillim të ri”, pos tjerësh, e përbëjnë kryeredaktori i E-novine, Petar Lukoviq dhe drejtori i këtij mediumi Branislav Jeliq. Dokumenti ka mbështetjen teknike të Qendrës për paqe dhe zhvillim demokratik.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

loading...
Back to top button