Pëllumb Xhufi: Vendi në rrezik, Berisha mban të shfuqizuar ligjin për kufinjtë

Në një intervistë të dhënë sot në të përditshmen Shqip, historiani Pëllumb Xhufi ngre shqetësimin se Shqipëria që nga viti 2008 nuk ka një ligj për kufinjtë, të shfuqizuar nga mazhoranca e Berishës. Në këtë mënyrë, ai thotë se ekzistojnë kushtet që të ketë një rishikim edhe të kufirit tokësor me Greqinë. Sipas tij, vjeshta do jetë një periudhë beteje me këtë qeveri, që do realizojë edhe regjistrimin etnik, por edhe do ndajë kufinjtë me Greqinë. E në kushtet kur vendi nuk ka ligj për kufinjtë, gjithçka mund të ndodhë.

“Sigurisht, pas zhvendosjes së kufirit detar deri në 800-900 metra afër bregut të Sarandës, janë krijuar të gjitha kushtet që të shpresohet edhe në një ‘rektifikim’ të kufirit tokësor me Greqinë.

Në fakt, këtë kufi të vendosur nga Fuqitë e Mëdha që nga viti 1913 në favor të Greqisë, duke i hequr padrejtësisht Shqipërisë një nga krahinat më të pasura, atë të Çamërisë dhe një brez të tërë fshatrash në vijën Konicë- Kostur, Greqia nuk e ka njohur kurrë. Por përveç Athinës, sot ka dalë edhe një faktor tjetër që nuk e njeh kufirin e Republikës së Shqipërisë, ashtu siç ai është përcaktuar, njohur e konfirmuar nga të gjitha konferencat e paqes të Fuqive të Mëdha. Paradoksalisht ky faktor i dytë nuk është as më shumë e as më pak por qeveria shqiptare. Me ligjin e saj nr.9861, të datës 24 janar 2008, qeveria Berisha shfuqizoi ligjin nr.8771 të datës 19 prill 2001 “Mbi kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”. Për rrjedhojë, Shqipëria nuk ka një ligj të veçantë që të përcaktojë se cilët janë kufinjtë e saj, të njohura e të pranuara ndërkombëtarisht në këto 100 vitet e fundit. Shfuqizimi i ligjit bëri të mundur që kjo qeveria e “Vorio Epirit”, t’i falte Greqisë hapësirën detare shqiptare,” ka thënë Xhufi.

Xhufi thotë se opozita nuk duket e shqetësuar për këto lëvizje jashtë orbite të Berishës. Sipas tij, opinioni publik është ndërgjegjësuar ndjeshëm, ndaj i dha goditje në këto zgjedhje lokale “mikut tropojan të Bollanos” dhe të gjithë provokatorëve grekomanë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button