Tepelenë, kalaja rrezikon shembjen

Kalaja e Tepelenës prej një viti tashmë rrezikon shembjen në disa vende prej plasaritjeve gjatësore të mureve të saj, muri perëndimor dhe muri në krah të Portës së Vezirit i vendosur menjëherë mbi rrugën nacionale.

Kalaja e Tepëlenës një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike në Jug të vendit e lidhur ngushtë me emrin e Ali Pashë Tepelenës është lënë në harresë prej vitesh. Përvecse e përjashtuar nga cdo itinerar turistik kjo kështjellë po përballet me dëmtime serioze të strukturës së brendshme dhe mureve rrethuese.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Teplenës Fatmir Meci thotë për Top Channel se gjendja është kritike.

Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci thotë se pritet që së shepjti të përfundojë pastrami tërësor i kalasë prej mbeturinave dhe gardheve private në mënyrë që ambienti t’ju kthehet vizitorëve por sipas tij bashkia nuk mund të ndërhyjë për carjet në mure kështu që sipas tij puna duhet të fillojë më shpëtimin e këtij monumenti.

Nga burimet historike, kalaja është projektuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar vetë etapat e ndërtimit të saj. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me një sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashë Tepelenës.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button