Historia e detarit Shqiptar nga Preveza,që bëri të mendohej thellë një Lord Anglez

Ishte mes pranvere,një prej anijeve të flotave tregtare angleze që lundronin në mesdhe pronë e një lordi të pasur anglez,i cili herë pas here shoqëronte anijen e tij nëpër mesdhe e gjetkë, ankorohet në gjirin e qytetit bregdetar te Prevezës,i cili ndodhet në brigjet e Detit Jon,pra në Çamëri.Befas Vëren një anije të vogël që përbëhej nga disa detar shqiptar të Çamërise,dhe aty spikat njërin prej tyre nga fiziku i fuqishëm dhe shkathtesia e tij në manovrim, ku i lindi në mendje një ide për ta ofruar si marinar në anijen e tij tregtare,duke pasur parasysh aktivitetin e ngjeshur që ai kishte në lundrim gjatë gjithë brigjeve të mesdheut.Detari shqiptar e pranon ofertën dhe bëhet pjesë e ekuipazhit anglez.Lordi vëzhgonte me kudjdes guximin dhe vetit fisnike të këtij detari që nuk njihte mposhtje nga epërsite e dallgëve të detit…shqiptari i pa njohur e shoqëroi lordin anglez për shumë vite me rradhë në udhëtimet e tij anembanë botës,dhe një dite prej ditësh vendosi të kthehej në Prevzën e tij të dashur,ku kishte lenë fëmijët dhe familjen e tij,dhe me keq ardhje i thotë zotrisë tij,pra lordit anglez…

”Sir (Zoteri) ka ardhur koha që ti përkushtohem familjes time, malli dhe të qenit larg vendit tim me ka sfilitur, dhe me keqardhje ju them se më duhet të kthehem në atdhe”

Anglezi i pasur i cili vinte nga klasa aristokracie nuk kishte sesi mos të shpërblente besnikërine dhe devocionin e këtij shqiptari të mire,ai buzëqesh dhe i thotë ”ti e ke përmbushur detyrën tënde më së miri, shija prej fisniku që më ke lënë gjatë kësaj kohe shërbimi në anijen time,me obligon tu themë…”hap gojen dhe kërko dicka nga unë,dhe do të jetë në kenaqsinë time ti përgjigjem me shumë respekt”

Ky tregtar mendonte se ai do ti kërkonte të mira materiale apo stërlina ari! Detari sojli nuk dëshironte këto ,lajmet nga vendi i tij ishin trishtuese,Greqia kishte filluar masakra dhe spastrim etnik në krahinën e Çamërise, duke e ditur pozicionin e lartë të zotërise tij në shoqërinë angleze i thotë..

“Zotëria im,ju keni një emër dhe rreputacion në vendin tuaj,intuita ime më shpie larg,mendoj se ju do të bëheni dikushi nesër,dhe do dëshiroja nga ju ti bënit një mbrojtje dhe avokati vendit tim”

I shtangur nga këto fjalë lordi anglez heshti,dhe qenia e tij gëlltiti për së dyti herë fisnikërin e shqiptarit që as emri, sot kesaj dite nuk i dihet…por aroma e kësaj fisnikërie i mbeti gjatë,shumë gjatë në mendje.

Nuk shkoi gjatë dhe profecia e shqiptarit po vërtetohej, lordi Ambreya Herbert u bë antar në parlamentin anglez,dhe nuk e kishte harruar kërkesen simbolike me vlera sublime të marinarit të tij,dhe kur e pyesnin se përse ishte ithtar dhe kaq shumë i dhënë pas shqipërisë dhe shqiptarëve…!? Ai pergjigjej me një qetësi prej anglezi…”kur njeriut,i ofrohet një e mirë personale dhe ai kërkon në këmbim të mirën e popullit të tij që vuan , vërtet ky njeri meriton respektin dhe përkushtimin tim deri në vdekje,dhe që prej asaj dite nuk kam reshtur së qeni mik i Shqipërise dhe Shqiptarve.

Morali i kësaj historie mbreslënëse shkon më gjatë se kaq,ky detar i panjohur,por me një zemër patrioti nuk kërkoi ti shënohet emri askund,nuk kërkoi lavde,ai për ne është thjesht enigëm…por ama xhesti i tij është qëndisur me gërma të arta,ky shqiptar ishte i panjohur për ne, por historia e këtij njeriu u bë e njohur për ne nga një lord fisnik që e kishte për vite e vite me rradhë në flotën e tij .

Ekskluzivisht nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. .tani eshte tamam koha per ta gjetur ate camin
    patriot deri ne vetmohim material sepse ndoshta gjithe ai fisnik anglez diku e ka citur ose shenuar emrin e tij.pune e historianeve vertetesia e ketij tregimi, por dhe trill te ishte do dukej si nje pamflet patriotik perfekt per kohen qe jetojme.ne kemi shume nevoje per te ringjallur kreshniket tane dhe ndoshta ky tregim na tregoi nje lloj tjeter kreshniku te pa hiperbolizuar ne muskuj e permasa por me nje moral qe vlen per gjithe shoqerine e pamoralshme , pasojat e te ciles do te jene apokaliptike per brezat qe do te vijne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button