Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Ikonomu nderohet për greqizmin e Jugut,AK: Qeveria të reagojë | My CMS

Ikonomu nderohet për greqizmin e Jugut,AK: Qeveria të reagojë

Konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu Kamarinos është vlerësuar pak kohë më parë, nga Fondacioni grek i Amerikës, me motivacionin; “Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epiri, apo siç e quajnë ata Jugun e Shqipërisë.

Aleanca “Kuq e Zi” ka reguar sot në lidhje me ceremoninë e dekorimit të konsullit grek në Korçë, Ikonomu.

Në një deklaratë për shtyp aleanca “Kuq e Zi” i ka kërkuar qeverisë shqiptare të denoncojë kongresin e Janinës pasi, sipas saj, konsulli u nderua për përhapjen e helinizmit në Shqipëri.
“Konsulli Ikonomu kapërceu kompetencat diplomatike dhe provokoi integritetin territorial të Shqipërisë. Ai u vlerësua për censusin inovator prandaj qeveria shqiptare duhet të denoncojë kongresin e Janinës.” ka theksuar aleanca.

Në fillim të këtij viti, konsulli grek në Korçë, ai u bëri thirrje qytetarëve korçarë që të mos kenë frikë të deklarohen se janë grekë. Deklarata shkaktoi debat në politkë dhe opinionin publik shqiptar.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button