Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Arkeologu maqedonas që përpiqet të zhdukë gjurmët shqiptare | My CMS

Arkeologu maqedonas që përpiqet të zhdukë gjurmët shqiptare

Përfaqësues shqiptarë në Ministrinë e Kulturës apelojnë për stopimin e projekteve kulturore që anashkalojnë kulturën dhe arkeologjinë shqiptare në Maqedoni.

Arkeologu kontrovers maqedonas, Pasko Kuzman, po përgatit botimin e 130 librave kulturo-historike për trashëgiminë kulturore të Maqedonisë, bën të ditur INA.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Kulturës, të cilët janë të njohur me projektin e ashtuquajtur kapital, për të cilën janë vënë në dispozicion miliona euro dhe që bartës është Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Autori dhe ideatori i këtij projekti Pasko Kuzman, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kohë më parë ishte vënë në shënjestër të kritikave nga qarqe shkencore shqiptare si ideator për gërmimet arkeologjike që zhdukin artefakte ilire dhe të periudhës dardane si dhe projektuesi i ndërtimit të Kishës në Kalanë e Shkupit.

Kuzman ka konfirmuar për mediat proqeveritare se po përgatiten botimet, duke nënvizuar se bëhet fjalë për 130 libra që do të jenë të rëndësishme për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Maqedonisë, ku kryesisht do të përfshihen lokalitete arkeologjike, kisha dhe manastire, xhami dhe vlera natyrore.

Sipas tij, këtij publikime fillimisht do të botohen në gjuhën maqedonase, angleze, gjermane, franceze dhe ruse, ndërsa jo edhe në gjuhën shqipe. Kuzman paralajmëron se në plan të dytë ato do të publikohen dhe përkthehen edhe në gjuhët turke, serbe dhe të tjera.

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka angazhuar disa autorë dhe shkencëtarë për punimin e këtyre librave. Një trajtim të këtij aktiviteti të ri të kësaj drejtorie ka bërë edhe e përditshmja “Koha” në Shkup.

Punonjës në Ministrinë e Kulturës kërkojnë që të verifikohet ky projekt dhe të ngritët në nivel të Qeverisë, për të parandaluar botimet që mund të jenë skandaloze dhe të shmangin vlerat dhe pasuritë kulturore, arkeologjike të shqiptarëve në Maqedoni. Botimet e para nga Kuzman janë paralajmëruar të dalin në dritë në vitin 2012.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

7 Komentet

  1. Kjo punë është shumë e thjesht. Armiku do vetëm një gjë. LUFTË!

    Alban Gurra

  2. po po shkavi osht shka ama edhe shiptarit vet e zduken historien vet tu prish objektet e vjetra cete boje palaten ose per shenbul si xhie preshen xamijene gamgamit per interesa personale disa shiptarte tetovis te pasenohen tu mledh pare per xhamijn

  3. e meta jone eshte se nuk jemi shume largpames. Kam qene ne Oher ne 2008 dhe e kishin maqedonizuar duke mos lene asnje gjurme shqiptare. Duhet te jemi me te forte e te bashkuar tu tregojme se nuk jemi shqiptaret e 500 vjeteve me pare e as te 100 vjeteve me pare. Nuk duhet te harrojme se kete gje po e bejne te gjithe fqinjet me ne, pavaresisht se ne jemi me te vjeter se ta.

  4. o ky mut nuk ka faj faj kan ata tonet qe jan neper poste e jan ul nato fotele neper zyret e tyre dhe ikan shti vesht nlesh qajo esht krejt problemi se ky mei thon majmun nuk mvjen keq se majmuni esht ma i persosur se ki arkeolog kshyrja qfar ftyre pik spari ka edhe zoti ja ka prish ftyren si shejtan eka ba po zoti na ndihmoft

  5. nuk mbulohet dielli me shoshë…!Lulet plastike në shikim të parë duken të bukura por çe do kur nuk kundërmojnë aromën e luleve origjinale.Çoroditja e falsifikimit dhe e vjedhjes janë sëmundje që shihen dhe nuk jetohet duke mashtruar veten dhe të tjerët.Askush nuk ka as fuqi as mundësi të vjedh e të mësheh të kaluarën tonë.Lulet tona janë të mirëfillta dhe dihet varfnjakët edhe në shpirt edhe në tru vjedhin.Po ku? te të pasurit.Ndaj ja dy vargje të mia për këtë temë: ……………………
    sa shumë paskemi për të tjerët
    …………………………..
    sa të pasur jemi ne të mjerët..

  6. te jemi te bindur se ata ose aj cka punon enuk flen .ata ,ose aj gjithmon ka,sukses ne tanat punet.mos na vije ijnat se shkavij na fiton ne shum lloje punesh.se tonit ij kshirin vetem biznisin nuk i han kari per punet epopullit .por mir na bojn se ne ala jemij ne gjum.me vjen shum keq por nuk kam ne dor snij fare posti politike….

  7. ky majmuni me kete paraqitje na ben te kthehemi shume kohe prapa ne histori : ndersa ne trojet ilire lulezonte jeta, kultura e arti, mbreterite tregtia, zejtaria,ne toke dhe ne det, ne horizontin tone te Ilirise u shfaqen me miliona te uritur, te mbuluar me lesh, te dhunuar e te perzene po nga soji e sorrollopi i tyre, te piset be te felliqur, erdhi raca e ketij mostre nga sketerra per ne parajsen e sterlashte arberore…Tani nje kopil si ky i atyre zvarranikeve, mundohet te modifikoje historine.Te kete kujdes, se historia mund ta modifikoje ate, kete here perfundimisht…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button