Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Skandal-Varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë-Gjirokastër, Shqipëria paguan 10.000 m2 | My CMS

Skandal-Varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë-Gjirokastër, Shqipëria paguan 10.000 m2

Ministria e Mbrojtjes do të mbikëqyrë të gjithë procesin e shpronësimit të trojeve në Këlcyrë dhe Gjirokastër, ku do të ndërtohen dy varrezat për ushtarët grekë të rënë në luftën greko-italiane në vitin 1940.Më 29 qershor, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes së firmosur mes palës shqiptare dhe asaj greke në nëntor 2008 dhe të miratuar në Parlament në mars të vitit 2009. Sipas këtij vendimi, “Ministria e Mbrojtjes të ndjekë procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë. Ky dikaster, në bashkëpunimin me organet e qeverisjes vendore në bashkinë Këlcyrë, rrethi Përmet, dhe në komunën Dropulli i Sipërm, rrethi Gjirokastër, të qarkut të Gjirokastrës, do të ndjekë zhvillimin e punimeve të këtyre vendprehjeve në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ministria e Mbrojtjes të përballojë shpenzimet për shpronësimet e trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”, thuhet në pikat 2 dhe 3 të vendimit. Me urdhër të Kryeministrit do të caktohen ekspertët që do të jenë pjesë e komitetit të përbashkët për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes do të organizojë, së bashku me palën greke, ceremoni përkujtimore më 28 tetor të çdo viti. Nga ana e saj, Ministria e Financave do të marrë masat për përjashtimin e të gjitha detyrimeve doganore të mjeteve që do të përdoren për këtë proces. Miratimi i marrëveshjes në vitin 2008 u kritikua nga personalitete të historisë dhe politikës në Tiranë. Kjo për faktin se Greqia në atë kohë ishte vendi i fundit që nuk e kishte firmosur ende Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë dhe nga shumë prej personaliteteve shikohej shkëmbim me ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Dokumenti i pranuar nga të dyja palët vendos ngritjen e dy varrezave, një në Këlcyrë, 4 kilometra përpara këtij qyteti, si dhe një në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Hapësira që do të marrin këto dy varreza është rreth 10 mijë metra katrorë. Ndërkohë që të gjitha procedurat e kërkimit, zhvarrimit, identifikimit dhe varrimit të eshtrave do të mbulohen nga pala greke. Në marrëveshje është parashikuar gjithashtu që, nëse hapësirat e zëna nga varrezat do të përdoren për interesa publike, atëherë pala shqiptare është e detyruar të vërë në dispozicion të palës greke një shesh tjetër të përshtatshëm, si dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet për rivarrimin e eshtrave dhe sistemin e varreve të reja.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. Kryeministri shqiptar t`u propozoje qeverse greke te ndertoje shteti shqiptar me shpenzimet e tij edhe nje varreze tjeter ushtaresh greke ne vijen e lumit Shkumbin.Keshtu ploteson pikesynimin grek per te ashtuquajturi Vorio Epir grek.E bejne qe e bejne,
    le ta perfundojne sic u ka hije vepren e tyre te
    LAVDISHME.

  2. Ketu flitet per Peticion: Ju lutem, cilin Peticion ka pjerdhur qeveria apo Evropa, apo ligji, apo kushtetuta, apo prokuroria?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button