Kapshticë, grekët kthejnë në kufi 80-vjeçaren çame

Historia përsëritet me shtetasit me prejardhje çame në kufirin me Greqinë. Shane Hoxha, 80 vjeçe, është një tjetër çame qe është penalizuar nga doganieret greke vetëm për shkak te origjinës.
E moshuara me banim ne Cërrik ishte nisur drejt Greqisë se bashku me te bijën dhe dhëndrin. Çifti është lejuar te kaloje ne anën tjetër te kufirit, ndërkohë që e moshuara është penguar dhe nuk ka mundur te vijoje me tej udhëtimin. Hoxha tregon se dhëndri i saj komunikoi greqisht me doganieret te cilët i thane se kishin urdhër qe te pengonin udhëtarët me origjine çame.
Edhe ne doganën shqiptare te Kapshticës njoftohet se është dokumentuar kthimi mbrapsht i te moshuarës nga Cërriku. Ky nuk është rasti i vetëm qe shtetasit te cilët kane te shënuar ne pasaporte origjinën nga Çamëria pengohen për te hyre ne token helene. Më herët të paktën 6-7 raste kanë ndodhur kur policia greke kthen çamët në kufi.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button