Kosovë, plagoset 1 ushtar i KFOR dhe 3 serbë
Mitrovicë, 1 qershor 2012- Incidente të njëpasnjëshme po shoqërojnë veriun e Kosovës, ku në Rudarë 1 ushtarë i KFOR dhe 3 serbë kanë ngelur të plagosur gjatë përplasjes mes tyre.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës dhe se plagosja erdhi gjatë largimit të barrikadave serbe në Rudarë.
Në orët e para të mëngjesit KFOR nisi aksionin për heqjen e barrikadave në veri, ku siç informon noa.al, në deklaratën e tij thuhet se “KFOR-i ka vendosur disa pika të kontrollit të automjeteve dhe ka siguruar zonën për arsye të sigurisë. Kjo është e ndërlidhur me largimin e bllokadave në rrugë dhe është e përkohshme. Pas largimit të bllokadave në rrugë do të largohen pikat e kontrollit të automjeteve si dhe zona e sigurisë”.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”