Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

“Nuk arritëm të fitonim në garën e 23 qershorit dhe për këtë që ndodhi,
përgjegjësia bie mbi një njeri të vetëm dhe ky jam unë, Sali Berisha.
Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, kam vendosur që të jap dorëheqjen
nga funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike”.

Ky ishte thelbi i fjalimit
të shumëpritur këto orët e fundit nga Kryeministri Sali Berisha, i cili
pritej të dilte në publik pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e të dielës.

Me një fjalim të mirëpërgatitur, Berisha deklaroi se do të qëndrojë në
Partinë Demokratike për të dhënë kontributin e tij, ndërsa e konsideroi
këtë fjalim, jo si fjalim lamtumire, por si një veprim normal pas
zhvillimeve të fundit.

Ndryshe nga gjuha e ashpër politike përpara dhe gjatë fushatës, Berisha i uroi kundërshtarit të tij Edi Rama mbarësi në detyrën e re.

Berisha tha se ky mesazh ishte i vonuar, por e justifikoi këtë duke
thënë se e bëri për të respektuar punën e  komisionerëve që numëronin
votat e shqiptarëve.

Kryeministri theksoi se i bindet verdiktit të sovranit, i cili foli me votë dhe zgjodhi alternativën tjetër.

“Qytetarët votuan alternativën tjetër, sepse kundërshtarët kanë
premtuar shërbime shëndetësore falas, ulje të taksave për 95 për qind të
popullsisë e këto premtime ne nuk mund t’i bënim dot, sepse ato bien në
kundërshtim me barazinë sociale dhe me konkurrencën e ndershme”, tha
Berisha.

Më tej, me bindjen se PD do të rivijë në pushtet,
Berisha u shpreh se në mandatin tjetër do të realizohen të gjitha
premtimet e bëra për zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa bëri një panoramim
të punës 8-vjecare në krye të qeverisë.Po ashtu Berisha vlerësoi
projektin TAP, si historik për fatin ekonomik dhe zhvillimin e
Shqipërisë.

Berisha fotografohet nga qytetarët

Kryeministri Sali Berisha është fotografuar për herë të parë në publik
që pas datës 23 qershor, paraditen e te merkures, në momentin e lënies
së apartamentit të tij pranë “Rrugës së Elbasanit”.


shoqërinë e truprojave të tij është drejtuar per ne ambasaden hungareze,
ku ka shprehur ngushellimet e tij per largimin nga jeta te
ish-kryeministrit te ketij vendi.

Një ditë më parë
kryeministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha,
takoi në presidencë Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Nuk ka asnjë informacion, si nga zyra e kryeministrit ashtu edhe nga ajo e presidentit mbi atë që është diskutuar në takim.

Berisha e përshëndet TAP, por në hartë mungon Kosova

Pas një heshtje tre ditore erdhi edhe reagimi i pare i kryeministrit Sali Berisha ne faqen e tij ne rjetin social Facebook.

Berisha nuk reagoi per humbjen e zgjedhjeve por përshëndeti
përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit TAP. “Te dashur miq, projekti i
gazesjellesit TAP u perzgjodh. Fitoi Shqiperia, projekti i shekullit
per ne!!!” shkruan Berisha, ndërsa në hartën e publikuar, Kosova nuk
figuron si shtet më vete.

 

/ Top Channel

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button