Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Prespa e Vogël kthehet në kënetë - My CMS

Prespa e Vogël kthehet në kënetë

Liqeni i Prespës së Vogël në Korçë ka de graduar, është kthyer në një fushë kallamishtesh. Për banorët e zonës ky liqen (lag tri shtete: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë) tashmë është zhdukur dhe ka humbur përfundimisht vlerat e tij. Përgjegjësi i Parkut Kombëtar të Prespës, Olsi Duma, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” pohon se liqeni i Prespës së Vogël nuk mund të kthehet më në identitet për shkak të pamundësisë së heqjes së biomasës së kallamishteve dhe inerteve që ndodhen në të. Sipas Dumës, administratorët e këtij Parku Kombëtar, pas studimeve të shumta kanë gati një projekt, i cili ka të bëjë me shfrytëzimin e kallamishteve në liqenin e Prespës dhe konvertimin e tyre në lëndë djegëse, por kurrsesi me pastrimin e plotë të këtij liqeni.
Zoti Duma, cila është gjendja aktuale e liqenit të Prespës së Vogël?
Në përbërje të Parkut Kombëtar të Prespës janë edhe dy liqenet e Prespës, të cilët janë një pasuri shumë e madhe, si nga vlerat biologjike dhe biodiversiteti. Kohët e fundit liqeni i Prespës së Vogël ka filluar të popullohet nga kallamishtja, duke e kthyer atë në një kënetë. Ky liqen ka degraduar në masë dhe ne jemi duke punuar aktualisht me një projekt të bankës gjermane KFW për shfrytëzimin e kallamishteve në liqenin e Prespës.
Kjo do të thotë se Prespa e Vogël do të kthehet në gjendjen e mëparshme?
Liqeni i Prespës së Vogël nuk mund të kthehet më në gjendjen e mëparshme. Nuk mund të hiqet gjithë kjo biomasë kaq e madhe kallamishtesh, pasi aty janë miliona m3 inertesh që duhet të nxirren dhe të transportohen diku tjetër. Janë bërë shumë studime në këtë liqen, por për të hequr të gjithë këtë biomasë siç e thashë është e pamundur. Është bërë një studim paraprak që ka të bëjë me shfrytëzimin e kallamishteve të këtij liqeni. Është menduar të ngrihet një fabrikë ku të përpunohen kallamishtet e të kthehen në lëndë djegëse, çka do të zëvendësonte drutë e zjarrit për banorët e zonës.
Ku konsiston projekti juaj?
Janë marrë ekspertët më të mirë të huaj dhe vendas dhe është bërë plani i menaxhimit të këtyre kallamishteve, pasi prerja e tyre do sillte një prishje të habitateve që ndodhen në këtë liqen. Deri tani janë bërë disa eksperimente. Nga rezultatet konsiston që në 1 ha me kallamishte kemi 5 ton kallama, dhe nëse shfrytëzohet kjo biomasë është shumë e mirë sa i takon konvertimit në lëndë djegëse. Pra projekti nuk ka si qëllim pastrimin e liqenit të Prespës së Vogël. Thjesht është bërë një plan menaxhimi si mund të shfrytëzohet kjo biomasë që ka zaptuar liqenin, dhe për të nxjerrë të ardhura nga shitja e tyre, që do të investohen më pas në këtë park kombëtar.
Pse degradoi liqeni i Prespës së Vogël?
Fajtor i vetëm është koha e komunizmit. Gjithçka nisi në vitet ’70, kur u vendos devijimi i rrjedhës së Vëntrokut, pjesë e lumit Devoll në këtë liqen. Prej atij momenti ujërat e turbullta, materialet e ngurta derdheshin të gjitha në këtë liqen, duke e shkatërruar atë. Përpjekjet e asaj kohe që liqeni të përdorej për të vaditur tokat e fushës së Korçës dështoi.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button