KE, Leskaj kërkon mbështetje për Kosovën dhe të drejta për shqiptarët e Luginës

Valentina Leskaj

Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj ka kërkuar sot rritjen e mbështetjes së Këhillit të Evropës për Kosovën mbështetur në rezolutën e Asamblesë Parlamentare. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, PS thekson se Leskaj në fjalën e saj ka kërkuar mbështetje për njohjen e Kosovës si dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilet ka kerkuar qe të gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzon çdo qytetar i KE-së. Leskaj ka pohuar se Kosova ka bërë hapa pozitiv në raport me shtetin ligjor, si dhe arritje në procesin e e dialogut politik dhe negociatave.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button