Bler vjen në Shqipëri me “kontribut vullnetar”: Do bëjmë një Shqipëri ndryshe

Ish- kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, zbarkoi në Tiranë, ku ishte i pranishëm në mbledhjen e radhës së qeverisë së re.
Më pas ai doli në një konferencë për shtyp me kryeministri Edi Rama, ku u pranua se ai do jetë këshilltar i qeverisë së re.
Por zërave të shumtë se cila do jetë pagesa ndaj Bler, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë se ai do vijë me kontribut vullnetar.
“Kryeministri Bler është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht”, u shpreh Rama.
“Kryeministri Bler është pionieri i kësaj miqësie që u ndërtua në fillim të mandatit të tij të dytë, si një domosdoshmëri për ta çuar në një nivel të ri, fuqinë implementuese të qeverisë. Janë të njohura rezultatet e jashtëzakonshme të këtij procesi të orientuar nga godina e Kryeministrisë dhe të lidhur në një rrjet komunikimi dhe koordinimi të vazhdueshëm me të gjitha ministrinë dhe agjencitë që duhet të shtyjnë përpara prioritet kryesore. Ne kemi filluar diskutimin me Kryeministrin Bler dhe me Bankën Botërore për të përcaktuar prioritetet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata jo thjesht në funksion të asaj që ne si qeveri kemi parashtruar në programin tonë, por edhe në funksion të një bashkërendimi të të gjitha burimeve financiare dhe të gjitha energjive pozitive në mbështetje të vendit nga ana e shumë donatorëve,” tha Rama.
Vetë Bler u shpreh entuziast për misionin e tij të ri. Ai tha se do të ndihmojë për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe.
“Jam këtu, sepse besoj në këtë vend, besoj tek ky popull, besoj në vizionin e progresit që është përcaktuar për të. Mendoj se ideja e orientimit të vendit drejt Bashkimit Europian është një ide mjaft e rëndësishme dhe do të doja shumë ta shihja këtë vend si pjesë e familjes së vendeve europiane, sepse mendohet se është një perspektive mjaft e mirë dhe e jashtëzakonshme për ju.  E rëndësishme në të njëjtën kohë për një vend dhe për një qeveri, sidomos për një qeveri me mandat të ri, është gjithashtu që të realizojë ato gjëra, të cilat prekin jetën e përditshme të njerëzve në vend.
Ajo çfarë do të donim të bënim në këtë raport është të punojmë së bashku me partnerë, së bashku me Bankën Botërore, së bashku me qeverinë.
Çfarë do të thotë kjo? Të kthejmë vizionin dhe objektivat në gjëra të prekshme për njerëzit e këtij vendi. Ajo çfarë është sfidë e çdo qeverie sot dhe jo vetëm e qeverisë shqiptare, por dhe në Mbretërinë e Bashkuar, edhe për çdo qeveri tjetër në botë është që gjërat të bëhen, që do të thotë vizionet, objektivat për çështje të tilla si energjia apo infrastruktura, apo investimet të merren nga vizioni dhe të përkthehen në objektiva konkrete, të cilat prekin jetën e përditshme të njerëzve.
Kjo është ajo çka do të bëjmë, do të punojmë me qeverinë, do të punojmë me kryeministrin Ramam, gjithashtu edhe me partnerë të tjerë në mënyrë që të bëjmë atë që duhet, ta shohim këtë vend të rrugëtojë drejt së ardhmes.
Gjendem në Tiranë pas rreth një dekade dhe Tirana ka ndryshuar, është një qytet mjaft i ndryshëm nga ai që unë kam parë, do të donim shumë që edhe vendi të ndiqte këtë lloj progresi dhe kjo do të behet është e bëshme në bazë edhe të vizionit që ka kryeministri, në bazë të bashkëpunimit që do të kemi me donatorët më miqtë”, u shpreh Bler.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button