Një Kryeministër britanik për Shqipërinë (FOTO)

Anthony Charles Lynton Blair i njohur si Tony Blair ka drejtuar sot mbledhjen e qeverisë shqiptare.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe që ka mbajtur këtë detyrë në periudhën 1997-2007, do të japë këshilla për Shqipërinë në përpjekje për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar se angazhimi i Blair është “vullnetar”.

Lajmi për vizitën e Blair në Tiranë ka bërë jehonë në mediet më prestigjioze botërore, si “Daily Mail”, “Huffingtonpost” që janë dy prej gazetave më të lexuar online në botë apo “Washington Post”, BBC, “Telegraph”, SKY, etj..

Titulli i “Daily Mail” është: Puna më e re e Tony Balair: Ish-Kryeministri britanik do të ndihmojë Shqipërinë për anëtarësimin në BE.

Washington Post” shkruan: Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair këshillon qeverinë e re të Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar 28 vendeve të BE-së.

Edhe “Independent” vë theksin tek integrimi në BE ku titulli që shoqëron shkrimin për vizitën e Blair në Tiranë është kështu: Ish-Kryeministri Tony Blair do të ndihmojë Shqipërinë për t’iu bashkuar BE-së.

Ndërsa “Express” tregohet cinike pasi lajmet e jep me titullin: Tony Blair do të ndihmojë 3 milionë shqiptare që të fitojnë të drejtën për të punuar në Britaninë e Madhe.

Kurse BBC e pasqyron lajmin me titullin: Tony Blair i bashkohet fushatës së Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button