Botërori, Zvicra me 5 shqiptarë kundër Shqipërisë

Pesë shqiptarë kundër Shqipërisë me fanellën e Zvicrës. Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, pas një jave, me 11 tetor, do të zbresin në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Ndeshja kundër Shqipërisë mesa duket do të jetë e vështirë emocionalisht për ta, ata mbi të gjitha janë profesionistë dhe do të duhet që ta bëjnë punën e tyre si të tillë.

Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitsfield, ka thënë se ai do të merrte Behramin, Shaqirin dhe Xhakën në Tiranë edhe sikur Zvicra të kishte siguruar kualifikimin.

“Unë do ta ftoja Xherdanin, Valonin dhe Granitin në Tiranë edhe sikur të siguronim kualifikimin në botëror”, ka thënë Hitzfield.

Zvicra ka dy ndeshje shumë të rëndësishme me 11 dhe 15 tetor për të siguruar kualifikimin në kampionatin botëror 2014. Me 11 tetor do të luaj me Shqipërinë ndërsa me 15 tetor do luaj me Slloveninë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button