Përurohet sheshi “Shqipëria” në Selanik, protestojnë grekët (VIDEO)

Ceremonia e përurimit të një parku me emrin “Durrës Shqipëri” në qytetin e Selanikut është shoqëruar me protesta dhe incidente nga grupe personash që kundërshtuan këtë vendim të bashkisë së qytetit të dytë më të madhe grek.

Pavarësisht masave të marra nga policia greke për të shmangur incidentet e paralajmëruar në këtë ditë, grupe personash hodhën parrulla kundër shqiptarëve duke kundërshtuar emërtimin e parkut. Ata mbanin në duar parrulla “Kjo është Greqi”, dhe “Kjo është toka jonë”.

Fatmirësisht situata është mbajtur nën kontroll nga ana e policisë dhe janë shmangur incidentet e rënda.

Në ceremoni morën pjesë drejtues të autoriteteve vendore greke dhe përfaqësues të komunitetit të emigrantëve shqiptarë në Selanik.

Vendimi për emërtimin e një parku me emrin “Durrës Shqipëri” u mor nga bashkia e qytetit të Selanikut pas binjakëzimit me qytetin e Durrësit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button