Rama vendos hartën e hershme të Shqipërisë Etnike, reagon Maqedonia

Hartat e vendosura në mjediset e rikonstruktuara në selinë e Kryeministrisë kanë hapur një  debat të gjerë në shtetin fqinj, në Maqedoni.
Sipas gazetave maqedonase, kyeministri shqiptar Edi Rama  ka provokuar me hartat e vjetra të Shqipërisë etnike.
Pas rikonstruksionit që ju bë sallës së konferencave  në godinën e Kryeministrisë , e cila u inagurua ditën e djeshme  nga vetë kryeministri Rama, në sy të bie vetëm një gjë. Rama është i vendosur të kthejë identitetin dhe origjinën  e lashtë që ka ky vend , duke punuar në heshtje dhe me fakte”, raporton agjencia e lajmeve  “Republika.mk”.
Hapi i parë, ishte harta e mesjetës që përfshinte dhe Shqipërinë me gjithë hapësirat territoriale të saj të para vitit 1912, e vendosur në zyrën ovale të Këshillit të Ministrave.
Ndërsa surpriza vjen në sallën e konferencave të kryeministrisë, ku mbi mur, pas foltores është vendosur një hartë pa kufij, që mban emrin “Albania”. Duket qartë se kjo hartë është goxha e vjetër dhe siç duket edhe nga fotografia përfshinë të gjitha territoret e gjymtuara të truallit të Arbërisë, të trashëguar nga ilirët dhe pellazgët.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button