Korridori i 8 me emrin e Nënë Terezës

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se korridori i 8 që lidh Shkupin me Bullgarinë dhe Shqipërinë, së shpejti pritet të mbajë emrin e humanistes Nenë Tereza.

Gruevski ka thënë se qeveria e tij në ditët në vijim do të miratojë vendimin që njëra nga autostradat më të rëndësishme në rajon, me gjatësi prej 300 km, të mbaj emrin e humanistes.

Gjatë një interviste për një të përditshme nga India, kryeministri maqedonas ka paralajmëruar po ashtu se në Maqedoni do të shtypet edhe një kartmonedhë e re me figurën e humanistes.

Në kryeqendrën e Maqedonisë, ku ka lindur Nënë Tereza, emrin e saj e mbajnë Qendra Klinike e Shkupit, Spitali i Gjinekologjisë, si dhe një nga shtëpitë përkujtimore të këtij qyteti.

Ndërkohë, pritet që në sheshin kryesor të Shkupit të ngritet një përmendore e humanistet shqiptare e lartë 18 metra, që do të financohet nga biznesmeni indian Subrajta Roj.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button