Prova të reja që implikojnë FSHF-në me shoqatat dhe votat

Gjatë ditëve të fundit, janë publikuara dokumente të shoqatave të ndryshme me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, ndërsa një tjetër skandal është zbuluar sot. Është sërish “Vipsport.al” që ka publikuar vazhdimisht dokumentacionin që provon se si FSHF, me dijeni të plotë, ka lejuar të votojnë për disa vite radhazi në Asamble Zgjedhore e të Zakonshme shoqata të cilat nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë, duke deligjitimuar kësisoj vendimet e marra.Por, skandali thellohet edhe më shumë sa i përket Shoqatës së Minifutbollit shqiptar, e cila ka të drejtë vote në Asamble. Në vitin 2014, në mënyrë abuzive, në emër të Shoqatës së Minifutbollit, në Asamblenë e Përgjithshme si delegat me të drejtë vote mori pjesë Armand Dama, ish-trajneri i Kombëtares së minifutbollit.Lista e FSHF-së, ku është hequr Shoqata e Minifutbollit dhe është futur Shoqata e Futsallit
Shoqata e Minifutbollit është e regjistruar në gjykatë me president Klodian Kadiun (provohet me dokumenta), i cili u ndalua asokohe në mënyrë abuzive të merrte pjesë në atë Asamble. Për të shmangur përplasje të tjera të këtij lloji, FSHF ka bërë mashtrimin e radhës sa i përket listës së pjesëmarrësve në Asamble.Në listën e saj është bërë një ndryshim dhe në vend që të përmendet Shoqata e Minifutbollit si anëtare me të drejtë vote në Asamble (duke qenë se është e regjistruar në Gjykatë), është vendosur aty emri i Shoqatës së Futsallës, që nuk e është e regjistruar në gjykatë. Për ta qartësuar se pse është bërë kjo lëvizje? Gjejeni kush do votojë në emër të Shoqatës fantazmë të Futsallit. Sërish Armand Dama…(Vipsport.al)/ZgjohuShqiptar.info

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
loading...
Back to top button