Adnan Januzaj refuzon Belgjikën, rriten shpresat për Shqipërinë

Një lajm i bujshëm ka mbërritur nga Britania e Madhe, i cili mund të rrisë shpresat e shqiptarëve, pasi Adnan Januzaj ka refuzuar të luajë për kombëtaren belge.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi i skuadrës së Belgjikës, Mark Wilmots, i cili u shpreh se United i ka komunikuar federatës se Januzaj nuk dëshiron të luajë për ta.

“Manchester United i ka komunikuar federatës belge se Januzaj nuk do të bashkohet me ne sepse ende nuk ka vendosur se me kë do të luaj. E respektoj vendimin e tij por i dhamë një sinjal të qartë që të luaj me ne dhe tani i takon vetë futbollistit të bëjë zgjedhjen. Unë dua ta përfshij në skuadër dhe ta integroj me grupin pa e sforcuar, e respektoj zgjedhjen e tij”,- tha ai.

Pas këtij lajmi ndoshta shqiptarët duhet të shpresojnë për talentin e ekipit britanik, megjithatë ekipi tjetër që është në garë është Anglia dhe me shumë gjasa mund të preferohet më shumë se kombëtarja shqiptare.
Por kërkesë për lojtarin kanë bërë edhe Turqia me Kroacinë, që me shumë gjasa nuk janë të preferuarat e tij. Ndërkohë një lajm i bujshëm ka ardhur nga Serbia, pasi është edhe ky shtet që dëshiron të ketë shërbimet e 18-vjeçarit shqiptar.

Sipas mediave vendase, negociatori do të jetë serbi Nemanja Vidiç, shoku i tij i skuadrës, i cili do të përpiqet ta bindë Januzajn të luajë për kombëtaren serbe.

Në argumentin e serbëve thuhet se Januzaj nuk mund të shkojë tek Kroacia dhe tek Turqia, ndërsa sipas tyre ai nuk dëshiron as Shqipërinë, ndërsa alternativa mbetet Anglia. Por në arsyetim thuhet se djaloshit do t’i duhen pesë vite qëndrimi në Britani për të marrë pasaportën vendase. Kështu që ata shpresojnë për marrjen e tij.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button