APOEL kërkon De Biazin, rrezikohet rinovimi

Ka ende akuj mes Xhani De Biazit dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Edhe pse ishte lajmëruar kohë më parë për një takim mes tyre, pikërisht ditën e djeshme një gjë e tillë nuk ka ndodhur, paçka se sipas informacioneve pranë FSHF-së dhe teknikut kuqezi, tratativa për rinovimin e kontratës vazhdon ende, këtë herë nëpërmjet menaxherit të teknikut italian dhe kreut të federatës. Por, teksa të gjithë presin rinovimin e kontratës së De Biazit, një tjetër lajm shqetësues vjen nga Qipro. Klubi i APOEL Nikosia, një ndër më të mëdhenjtë në vend dhe ndër më të pasurit, i ka bërë një ofertë zyrtare De Biazit dhe është tashmë në pritje të përgjigjes së këtij të fundit. Drejtuesit e këtij klubi, që kanë shkarkuar vetëm pak ditë më parë portugezin Paolo Serxhio, tanimë dëshirojnë që të marrin pikërisht trajnerin aktual të Kombëtares shqiptare në drejtim të skuadrës së tyre. Mësohet se De Biazi e ka marrë në konsideratë këtë ofertë, ashtu sikundër ka bërë edhe me të gjitha të tjerat që kanë shkuar në drejtim të tij gjatë kësaj kohe, por nuk ka kthyer ende asnjë përgjigje, qoftë pohuese apo refuzuese. Në fakt, tekniku është duke negociuar me FSHF-në për rinovimin e kontratës së tij, duke i dhënë prioritet më së shumti kësaj të fundit. Italiani i ka kërkuar Dukës një rritje page në masën e 30 përqindëshit përkundrejt asaj aktuale, teksa presidenti ka pohuar dhe konfirmuar disa herë se nuk ka ndërmend që të japë më shumë se 10 për qind. Madje, duke marrë parasysh edhe rrezikun e mosarritjes së një akordi me De Biazin. Nëse ndodh kështu, atëherë Duka do duhet të vihet menjëherë në lëvizje për gjetjen e një trajneri të ri, pasi kontrata e De Biazit përfundon në fund të këtij muaji.
VajushiVajushi dy asiste në Bullgari, zhgënjen sërish Edgar Çani
Armando Vajushi ka luajtur si titullar në fitoren e mundimshme 2-1 të Liteksit ndaj Çerno More Varnas. Miqtë shënuan të parët, teksa vendësit arritën të barazonin dhe fitonin vetëm në pjesën e dytë, ku një rol të rëndësishëm luajti edhe Vajushi. Shkodrani dha që të dy asist për golat e skuadrës së tij, duke shkëlqyer sërish në kampionat me Liteksin. Në këtë përballje, në fraksionin e dytë të lojës u aktivizua edhe Jurgen Gjasula. Në Kinë, Hamdi Salihi nuk ka luajtur asnjë minutë në barazimin e djeshëm 1-1 të Jiangsu Sainti në fushën e Hangzhou Grentaun. Ai ka qenë në pankinë, por nuk është aktivizuar nga trajneri i Jiangsu Saintisë. Sakaq, Angan (16′) shënoi për vendësit dhe Danalashe (89′) ka barazuar për ekipin e Salihit. Ndërkohë, vazhdon seria negative e Edgar Çanit te Karpi. Sulmuesi ka luajtur si titullar në përballjen e djeshme ndaj Çitadelës (0-1), por sërish ka zhgënjyer. Në minutën e 63-të ai ka pasur një rast të artë shënimi, teksa ballë për ballë me portierin ka gjuajtur shumë dobët, pikërisht në trupin e këtij të fundit. Nisur nga loja e dobët, trajneri e zëvendësoi Çanin në minutën e 75-të. Sakaq, luajti titullar Ledian Memushaj, deri në fund të këtij takimi. Në ndeshjet e tjera të Serisë B, Ujkani ishte në pankinë në barazimin 1-1 të Palermos me Breshian, ndërsa Hysaj nuk ishte i grumbulluar për Empolin në përballjen e djeshme ndaj Modenës (2-1). Ndërsa Bekim Balaj ka luajtur si titullar në humbjen 1-2 të Jagielonias në fushën e vet ndaj Krakovias. Shkodrani u zëvendësua në minutën e 60-të nga David Plizga, pas një loje nën nivelin e kërkuar. Nuk ka luajtur asnjë minutë Agon Mehmeti në humbjen 2-0 të Olhanense në fushën e Belenenses në Portugali. Sulmuesi ka qenë në pankinë, por nuk është aktivizuar nga trajneri i tij. Ndërsa vazhdon të mbetet te skuadra e dytë (si dënim për lojën e dobët) Debatik Curri te Hoverla në Ukrainë, e cila dje barazoi 1-1 me Zorjan.
Hidi IsliHidi nga Qipro: Pres një ftesë nga Komb
Isli Hidi është rikthyer në formën e tij më të mirë, çka e tregoi edhe në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Europës ndaj Legias së Varshavës (Apolloni fitoi 1-0 në Poloni). “Ndeshja më mbresëlënëse e karrierës sime. Do ta kujtoj gjatë për nga mënyra sesi u zhvillua ai takim, kjo edhe për faktin që fituam. Për më tepër në historinë e Apollon Limasolit, kjo ishte fitorja e parë e këtij klubi në Kupat e Europës”, – ka thënë dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” portieri tiranas. Sakaq, referuar momentit të mirë, ai është pyetur edhe për Kombëtaren. “Nuk i di arsyet se përse jam harruar në këtë periudhë. Ndoshta, fakti që nuk jam aktivizuar shpesh sezonin e fundit, ka ndikuar edhe në zgjedhjet që ka bërë De Biazi. Gjithsesi, unë e mirëpres një ftesë të trajnerit për dy ndeshjet e fundit kualifikuese. Është kënaqësi për mua nëse rikthehem edhe njëherë në Kombëtare. Sa herë që skuadra ka pasur nevojë për mua, unë kam qenë i gatshëm. Jam munduar të bëj më të mirën tek Apollon Limasoli, ku u transferova këtë verë nga AEL Limasoli. Besoj se ka ardhur sërish momenti im dhe dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë shans që më është dhënë”, – ka vazhduar Hidi. Më tej portieri është pyetur për varfërinë e kampionatit shqiptar dhe faktin që nuk po dalin më lojtarë të mirë nga Superiorja. “Është pak e çuditshme, por kjo ndoshta vjen edhe nga fakti se në Shqipëri klubet janë në një lloj krize. Nuk duhet të harrojmë që tek Anorthosis në Qipro luan Aldo Teqja, portier i Shpresave të Shqipërisë, i cili stërvitet nga Arian Beqaj. Qipro- Shqipëri e 15 tetorit? Është shumë shpejt dhe këtu nuk flitet fare për atë ndeshje, pasi më shumë u jepet rëndësi klubeve”, – përfundon Hidi.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button