Shqiponja do fluturojë mbi “Qemal Stafa” në 11 tetor

Një ide brilante në rastin e dneshjeve vendimtare për konmbëtaren kuzezi… .Shqiponja, simboli ynë, emblemë e flamurit kuqezi, miti që përgjatë shekujve personifikon më së miri krenarinë e këtij vendi që mban emrin e saj, por më thjesht shpendi i jashtëzakonshëm për ne bijtë e shqipes do të jetë prezente në vendin që më së miri i bashkon shqiptarët anembanë botës, mitikun “Qemal Stafa” aty që kur luan kombëtarja për 90 minuta janë zemra dhe sytë e një kombi të tërë.

Në 11 tetor para përballjes me Zvicrës, shqiponja do të niset nga një qiellgërvishtës pranë “Qemal Stafës” për të fluturuar sipër stadiumit duke krijuar padyshim një atmosferë emocionuese. E gjitha kjo vjen falë një nisme të Igli Tares dhe Lorik Canës që kanë vendosur t’i bëjnë një homazh Qemal Stafës duke sjellë në Tiranë një eksperiencë të bërë traditë tashmë në stadiumet e Lacios dhe Benfikës pikërisht falë bashkëpunimit të njeriut që e ka bërë të mundur këtë në Romë dhe kryeqytetin portugez, spanjollit Huan Bernabe.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button