Votoni për Adnan Januzaj në Shqipëri

Çështja se cilën kombëtare do të zgjedh Adnan Januzaj për ta përfaqësuar tani më është bërë diskutim anë e kënd Evropës. Mundësia që ai të luaj me Anglinë, ka bërë që në veçanti mediet e këtij vendi të shkruajnë gjithçka që ka për tu shkruar në këtë drejtim.

Mbi të gjitha ato e dëshirojnë Adnanin në përfaqësuesen e Anglisë. Madje, çësh tja se cilën kombëtare do ta zgjedh Januzaj tani është futur edhe në bastoret e këtij vendi.

Favoritja është Shqipëria sipas kuotave, ndërsa pas saj vijnë Belgjika, Turqia dhe Serbia.

Anglia mbetet e fundit me kuotë prej 16/1. Kjo pasi që Januzaj duhet të pres 5 vite për të luajtur me Anglinë në bazë të rregullave të Federatës Angleze.

Ndërkohë webfaqja e njohur sportive në Angli, Skysports.com ka krijuar një sondazh, ku qytetarët mund të votojnë se cilën kombëtare duhet të zgjedh Januzaj tani e në veçanti për ta provuar nëse ai do të zgjedh Shqipërinë, ashtu siç thuhet që ai ka dëshirë.

Deri më tani në këtë sondazh, prinë Anglia, me 41% e pasuar nga Belgjika me 39% dhe Shqipëria me 13%. Kroacia ka 2% ndërsa të tjerat 4%. Votoni edhe ju në këtë vegëz që Shqipëria të jetë zgjedhja e parë edhe e këtij sondazhi për të ardhmen e Januzajt: http://www1.skysports.com/football/news/11095/8962794/manchester-united-youngster-odds-on-to-represent-albania-and-161-to-play-for-england

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button