Ish kryeministri Greqise: Bukuras racist? Ka një emër shumë të bukur shqiptar!

Theodor Pangalos, ish-kryeministër, disa herë ministër dhe për dekada deputetë në parlamentin grek, ka deklaruar se është Arvanitë, godet duke thënë një të “vërtet” siç thotë ai!I ftuar në emisionin radiofonik të “Bhma”, për të komentuar situatën aktuale të krijuar në vend, e sidomos fenomenin e partisë neonaziste të “Agimit të Artë” që u shpall Organizatë Kriminale nga drejtësia greke, Pangalos befason. 

“Ekziston ligji 134 dhe 135 i Kodit Penal. Ata tipa kanë grumbulluar armë dhe kryejnë trajnime ushtarake, si dhe kanë deklaruar se parlamenti grek është “bordel”. Do ta djegin dhe do të marrin pushtetin me forcë. Kanë shkelur ligjin  rëndë sipas mendimit tim – nuk jam gjyqtar as jurist i madh, një diplomë juridiku kam-, dhe ligjeve 134-135 të Kodit të Procedurës Penale, për organizmin dhe marrjen e pushtetit me forcë. Ose, në qoftë se ju doni t’jua them ndryshe, përshkruani aktet të cilat ndihmojnë për të ngritur ndjenjën objektive të krimit të tradhtisë. Kështu që unë mendoj se duhet të zbatohen këto ligje dhe të përcaktohet gjykatës-hetues nga Kolegji i Gjykatës Supreme dhe të arrestohen të gjithë deputetet pa procedurë të mëtutjeshme, sepse kjo është konstante dhe krim flagrantë. Gjithashtu, të arrestohen e të vihen para drejtësisë, nëse është e nevojshme, qindra apo mijëra anëtar të organizatës kriminale anembanë Greqisë”, deklaroi Pangalos.

Ndërsa pak sekonda më vonë, nuk hezitoi të thoshte: “E forta është se deputeti Bukuras për racist?, ka një emër shumë të bukur shqiptar!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button