Kindermann: Per të ardhmen e Januzajt vendos i ati

E ardhmja e Adnan Januzajt mbetet kryefjalë në Angli. Përveç pikëpyetjeve në lidhje me ekipin kombëtar që do të përfaqësojë, një peshë të madhe në raportimet e përditshme mediatike zë edhe e ardhmja e tij në nivel klubesh, pasi 18-vjeçari me origjinë ka ndezur edhe më shumë fantazinë e të mëdhenjve të Europës. Dhe sërish, ashtu si në rastin e vendimit që pritet për kombëtaren, edhe për kontratën e re në nivel klubesh, një peshë shumë të madhe ka i ati i lojtarit. Manchester United po punon për ta mbajtur në “Old Trafford”, por interesimi i Barcelonës, Juventusit dhe Manchester City-t bën që familjarët e mesfushorit të mos e marrin me ngut këtë çështje, pasi kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2015.

Influencën e babait të Adnanit në jetën e djaloshit e konfirmon edhe ish trajneri i tij te Anderlechti, Jean Kindermann, sipas të cilit ai është njeriu kryesor që e ka penguar lojtarin të luajë për kombëtaren e moshave të Belgjikës. Në vijim, Kindermann shton se Belgjika e ka thirrur disa herë Januzajn, por ai ka preferuar të fokusohet vetëm te puna me Anderlechtin. Ish tekniku i Adnanit shton se ai ka fituar besim të madh në vetvete por ka përmirësuar shumë edhe aspektin fizik. Një mendim të ngjashëm për 18-vjeçarin jep edhe ish portieri i Belgjikës, Nico Vaesen, sipas të cilit, babai i mesfushorit është ai që do të marrë një vendim, si për të ardhmen e tij me kombëtaret, ashtu edhe me klubet. Januzaj u aktivizua për 6 vjet me ekipet e të rinjve të Anderlechtit dhe më pas u transferua në Angli për 300 mijë Paund.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button